Të gjithë nxënësit e regjistruan në vitin e parë dhe të dytë në shkollë të mesme mund të aplikojnë për programin YES, i cili zbatohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ky program u themelua nga Kongresi Amerikan në tetor të vitit 2002 në përgjigje të ngjarjeve të 11 shtatorit. Programi YES i ndihmon nxënësit të nxisin lidhje personale të qëndrueshme, të angazhohen në aktivitete që promovojnë mirëkuptimin e ndërsjellë midis kulturave, respektimin e diversitetit, të krijojnë aftësi drejtuese dhe të kuptojnë shoqërinë civile. Njëkohësisht nxënësit e Programit YES ndihmojnë shokët e tyre amerikanë të rrisin kuptimin e tyre për vendet dhe kulturat e huaja.
Aplikimi plotësohet në mënyrë elektronike dhe është i disponueshëm në ueb faqen:https://ais.americancouncils.org/cgiin/WebObjects/AIR.woa/wa/login?brand=yes
Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga tre faza dhe zhvillohet në periudhën nga shtatori deri në dhjetor 2024. Rezultatet përfundimtare do të publikohen më së voni në prill 2025, ndërsa finalistët e përzgjedhur do të shkojnë në SHBA në vitin shkollor 2025-2026. Ata do të jetojnë në familje amerikane dhe do të ndjekin mësimet në shkollë të mesme amerikane. Pjesëmarrja në program është falas për nxënësit, për shkak se finalistët marrin bursë nga Departamenti i Shtetit. Nxënësit me aftësi ndryshe gjithashtu kualifikohen për pjesëmarrje në programin YES.
Programi YES filloi në Maqedoninë e Veriut në vitin 2009 me shpresë për rritjen e komunikimit ndërmjet qytetarëve të dy vendeve me qëllim që të promovohet mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë. Që nga ajo kohë , afërsisht 20 nxënës maqedonas kanë përfunduar me sukses programin YES çdo vit dhe tani janë anëtarë të komunitetit aktiv alumni .