Për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës ndërmjet Maqedonisë dhe Rumanisë përmes iniciativave të reja të përbashkëta për lidhjen e institucioneve arsimore,
shkëmbimin e nxënësve, studentëve dhe kuadrit mësimor - shkencor, sot biseduan ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr Vesna Janevska dhe ambasadorja rumune Adela Monika Aksinte.
Janevska dhe Aksinte posaçërisht iu referuan mundësisë së ndarjes së bursave në të ardhmen për studimin e gjuhës maqedonase dhe rumune, letërsisë, kulturës dhe civilizimit në Universitetin e Bukureshtit, gjegjësisht në lektoratin e gjuhës rumune në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Duke e falënderuar ambasadoren për përkushtimin e saj në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira bilaterale, ministrja Janevska theksoi se bashkëpunimi me Rumaninë është me interes kombëtar dhe pret përmbushjen e dispozitave të protokollit të bashkëpunimit që të dyja vendet e nënshkruan në vitin 2023.