Nga sot asistentët arsimor hyjnë në shkolla dhe gradualisht deri në fund të javës do të angazhohen gjithsej 815 asistentë të zgjedhur në konkurset publike për të ndihmuar nxënësit me aftësi ndryshe. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, gjatë vizitës së sotme në Shkollën Fillore “Gjorgjija Pulevski” në komunën e Aerodromit, ku tashmë punojnë 12 asistentë arsimor.
„ Qendra Burimore „Zllatan Sremec”, e cila mbulon edhe territorin e Aerodromit, përfundoi me sukses procesin e angazhimit të asistentëve arsimorë. Sot në këtë dhe në shkollat tjera të komunës ka asistentë arsimor”, theksoi Janevska.
Ministrja informoi se po punohet në krijimin e një zgjidhje sistematike për mënyrën dhe angazhimin me kohë të asistentëve në vitet e ardhshme shkollore. Me ligjet e reja për arsimin fillor dhe të mesëm, gjatë muajit qershor do të përcaktohet datë deri në të cilën do të duhet të përfundojë e gjithë procedura.
“Risi është se do të sigurojmë asistentë edhe për shkollat e mesme, gjë e cila nuk ishte më parë dhe gjithashtu se asistentët do ta ndjekin nxënësin gjatë gjithë procesit të tij arsimor, përveç nëse ndërpritet nevoja për asistent, nëse asistenti vendos të tërhiqet nga ky proces, ose nëse prindërit mendojnë se fëmija i tyre mund të arrijë sukses më të mirë me një asistent tjetër”, tha ministrja, duke shtuar se pret që asistentë arsimor në shkollat e mesme të ketë sa më parë në janar 2025.
„ Jemi duke përgatitur Ligj të ri për arsimin e mesëm dhe shumë shpejt do të hidhet në diskutim publik, duhet të përfundojë, pastaj të kalojë në Qeveri dhe të dorëzohet në Kuvend. Të gjithë do të mund ta shohin dhe të japin sugjerime për përcaktimin e përmbajtjes më të mirë nga të gjitha dispozitat”, theksoi Janevska.