Është kënaqësi për mua që Komuna e Aerodromit mundëson që teknologjia moderne e informacionit të jetë e disponueshme për nxënësit në territorin e saj dhe kështu ju lehtëson procesin edukativo-arsimor, gjegjësishtë qasja në disa burime të njohurive dhe përmbajtjes për të cilat ata janë të interesuar, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës gjatë vizitës së sotme në Shkollën Fillore "Gjorgjija Pulevski", ku së bashku me kryetarin e komunës Dejan Miteski, ju ndanë pajisje tabletash nxënësve të klasës së katërt, të siguruara nga fondet e vetëqeverisjes lokale .
Ky projekt është veçanërisht i rëndësishëm për familjet me të ardhura më të ulëta, të cilat ndoshta nuk e kanë mundësinë të ndajnë nga buxheti i familjes për t`ju blerë tableta fëmijëve të tyre, kështu që pushteti lokal siguron mbështetje të përshtatshme dhe barazon të gjithë fëmijët në këtë aspekt. Dëshiroj që ky projekt të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa shembullin e Aerodromit ta ndjekin edhe vetqeverisjet e tjera lokale, sepse kur vizioni i qeverisë dhe komunave për modernizimin dhe dixhitalizimin e arsimit përputhen, atëherë standardet ndiqen më lehtë dhe qëllimet më shpejt do të realizohen , "tha Janevska.
Ministrja potencoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe vetqeverisjet lokale gjatë tre muajve të fundit kanë sinergji të mirë dhe siç theksoi, jam e sigurt se po vijnë kohë më të mira për arsimin dhe ata që janë të përfshirë në sistemin arsimor në Maqedoni.
„ Më në fund pas 7 vitesh ,për herë të parë kemi shtypur dhe shpërndarë në kohë tekstet shkollore në fillim të vitit shkollor. Fillojmë me ndryshime të mëdha për të cilat kemi mbështetje të madhe, siç është shembulli i punës me një ndërrim , vazhdimi i qëndrimit në shkollë, kthimi i lëndëve të cilët janë zhvlerësuar në 2-3 vitet e fundit-histori, gjeografi, kimi, fizikë etj. Gjithashtu kemi numër më të madh të asistentëve arsimorë deri më tani, mbi 1000 në shkollat fillore dhe siç kemi njoftuar- ata prej sot do të angazhohen nëpër shkolla, ndërsa pikërishtë në këtë shkollë pak më parë u takova dhe bisedova me disa prej tyre, "informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.
Komuna e Aerodromit tanimë për herë të tretë radhazi, ndanë pajisje tabletash pa pages për të gjithë nxënësit e klasës së katërt në territorin e saj. Këtë vit u siguruan rreth 850 tableta që arrijnë vlerën në 6 milion denarë.
Sipas kryetarit të komunës Miteski kjo masë për të rinjtë lehtëson ndjeshëm procesin e marrjes së njohurive dhe e njejta do të vazhdojë edhe në të ardhmen.