Zgjatja e kohës për qëndrim në shkollë është e rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e njohurive të nxënësve. Mësimdhënësit do të mund të hyjnë në atë që kanë ligjeruar në mënyrë më të detajuar, do të ketë më shumë kohë për qasje individuale ndaj nxënësve që kanë nevojë për mësim plotësues si dhe ndaj atyre që kanë nevojë për mësim shtesë. Gjithashtu do të ketë më shumë kohë për aktivitete sportive dhe programe jashtëmësimore. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, theksoi se kjo reformë do të fillojë në shkollat që kanë mundësinë e mësimit me një ndërrim dhe se nuk do të jetë barrë për fëmijët.
“Mësimdhënësit , sipas ligjit, edhe tani duhet të qëndrojnë në shkollë nga 6 orë. Me reformën, së bashku me nxënësit, do të qëndrojnë më gjatë. Reforma është që mësimdhënësit të bëhet funksional, në favor të njohurive, kompetencave dhe aftësive të nxënësve. Jemi të fundit në të gjitha testimet ndërkombëtare, të cilat tregojnë se nxënësit tanë mbeten prapa bashkëmoshatarëve të tyre nga Evropa. Ideja është që të zbatohet diçka që ka dhënë efekte në vendet shumë të zhvilluara”, sqaroi ministrja Janevska.
Nxënësit nuk do të jenë mbi libër gjithë ditën. Ministrja potencoi se nxënësit do ta përvetësojnë materialin mësimor në mënyrë interaktive, nëse kanë detyra shtëpie, kërkime, detyra projektuese do të mund t`i kryejnë ato.
„ Nxënësit do të bëjnë më shumë sport, informatikë, sipërmarrësi, gjithçka që u nevojitet për të hyrë në jetën për të cilën po përgatiten, të mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike, të zgjidhin problemet, të zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore, të njohin bullizmin, të pranojnë diversitetin. Sistemi i mëparshëm arsimor nuk i mundësoi të gjitha këto. Për këtë arsye mendojmë se është e nevojshme që mësimdhënësit të angazhohen më shumë. Qëndrimi nuk do të jetë i vështirë për fëmijët, përveç kësaj ata do të kenë pushim, biseda dhe kohë të lirë, ku do të kryejnë ndonjë obligim apo do të pushojnë”, theksoi ministrja Janevska.