Asnjë fëmijë-nxënës nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Të gjithë nxënësit me aftësi ndryshe duhet të pranohen në shkolla. Kemi mësimdhënës, ekipe gjithëpërfshirëse dhe shërbime profesionale dhe të njejtët duhet të jenë të gatshëm t`i prersin fëmijët, është përgjigjur ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në pyetjen e gazetarëve për angazhimin e asistentëve arsimor në shkollat fillore.
- Fëmijët me aftësi ndryshe kanë dhe do të kenë asistentë. Deri më tani janë siguruar 815 asistentë, për 200 asistentë të tjerë pritëm ribalancin e buxhetit, për t`i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e kreu detyrën e saj ndërsa konkurset për asistentë janë përgjegjësi e shkollave me qendra burimore dhe detyra e tyre është të planifikojnë se kur do të shpallin dhe publikojnë konkursin. Përse emërojmë drejtorë të shkollave, nëse ata nuk i dinë përgjegjësitë e tyre themelore, shtoi Janevska.
Ministrja theksoi se në rrjedhë është nënshkrimi i marrëveshjeve për agazhimin e 815 asistentëve arsimor, duke shtuar se konkursi për 200 asistentë shtesë është i hapur për aplikim.
- Këtë vit numri i asistentëve arsimor është dukshëm më i lartë për dallim nga vitet e kaluara. Nëse ka nevojë, varësisht nga kërkesat e prindërve, vitin e ardhshëm shkollor do të angazhojmë një numër edhe më të madh, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.