Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Në Jabolçishtë të poshtëm të Çashkës është lëshuar në shfrytëzim objekti i ri i ShF “Lirija”

Në Jabolçishtë të poshtëm të Çashkës është lëshuar në shfrytëzim objekti i ri i ShF “Lirija”

 

Në Jabolçishtë të poshtëm të Çashkës është lëshuar në shfrytëzim objekti i ri i ShF “Lirija”

 

 

Nga sot filloristët e shkollës fillore “Liria” në Jabolçishtë të poshtëm të Çashkës mësimin do të  ndjekin në objektin e ri shkollor, të cilin e ndërtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me pushtetin lokal.

Në hapjen e shkollës,  fjalim rasti pati edhe  zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës prof. Dr. Lulzim Aliu, i cili duke i uruar nxënësve dhe mësimdhënësve fillim të mbarë të vitit shkollor, tha se objekti i ri është simbol i progresit, por edhe përkushtim i përbashkët për  krijimin e mjedisit arsimor dinjitoz për nxënësit.

 “Me këtë objekt të ri shkollor  u japim nxënësve mundësi të reja t’i zhvillojnë talentet e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre në mjedis bashkëkohor të pajisur me inventar të ri, tavolina, karrige dhe mjete të nevojshme didaktike për të ofruar arsimim sa më cilësor”, theksoi Aliu.”.

Aliu theksoi se një nga angazhimet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është përmirësimi i infrastrukturës arsimore, si edhe ofrimi i teksteve shkollore cilësore të të gjitha lëndëve.

“Me kënaqësi mund të them se këtë vit të gjitha shkollat ​​fillore janë pajisur me tekstet shkollore të nevojshme.

Çdo nxënës duhet t’i ketë mjetet e nevojshme didaktike për ndjekjen e mësimit dhe për avacimin e arsimit tyre”, theksoi zëvendësministri, duke shtuar se Qeveria do të vazhdojë të punojë për rritjen e standardeve për mësimdhënien, mbështetjen e zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe sigurimin e infrastrukturës së nevojshme në çdo shkollë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar