Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: OSBE-ja është partneri ynë në ndërtimin e shoqërisë integruese, e cila fillon nga shkolla

Janevska: OSBE-ja është partneri ynë në ndërtimin e shoqërisë integruese, e cila fillon nga shkolla

 

Janevska: OSBE-ja është partneri ynë në ndërtimin e shoqërisë integruese, e cila fillon nga shkolla

 

 

Ndërtimi i shkollave si mjedise harmonike ku nxitet besimi i ndërsjellë mes nxënësve nga bashkësitë e  ndryshme etnike është premtim për krijimin e një shoqërie që e vlerëson diversitetin dhe gjithëpërfshirjen. Me iniciativa dhe aktivitete që nxisin një atmosferë respekti dhe mirëkuptimi, ne mund t’i ndihmojmë nxënësit që të zhvillojnë ndjenjën e empatisë dhe bashkëpunimit që tejkalon kufizimet dhe kontribuon në zhvillimin e shoqërisë si tërësi funksionale, kështu që  në takimin e sotëm ranë dakord ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe bashkëbiseduesi i saj, shefi i misionit të OSBE-së, ambasadori Kilian Val.

“Aktivitetet e përbashkëta mësimore dhe jashtëshkollore të nxënësve me prejardhje të ndryshme etnike u mundësojnë nxënësve të shprehin lirisht mendimet e tyre, të perceptojnë këndvështrime të ndryshme dhe të rrisin tolerancën. Me ç`rast, mësimdhënësit modelojnë sjellje gjithëpërfshirëse dhe inkurajojnë bashkëpunimin, gjë që çon në ndërtimin e besimit mes nxënësve”.

Ministrja Janevska falënderoi ambasadorin Val për ndihmën e vazhdueshme logjistike dhe financiare në luftën kundër stereotipeve dhe paragjykimeve etnike, përmes zhvillimit të unitetit dhe përkatësisë, e cila kontribuon në ngritjen e kapaciteteve për paqen sociale, sigurinë dhe përparimin e bashkësisë .

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar