Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje për pjesëmarrje në programin "Study of the United States Institutes".

Thirrje për pjesëmarrje në programin "Study of the United States Institutes".

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Ambasada Amerikane shpalli thirrje për pranimin e aplikimeve për programin “Study of the United States Institutes”. Programi sponsorizohet nga Byroja

për çështjet arsimore dhe kulturore Stejt  Departamentit të SHBA-së, dhe do të zbatohet përmes Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Programi „Study of the United States Institutes“ është  program intensiv akademik në nivelin pasuniversitar me udhëtime studimore të integruara që synojnë t`u ofrojnë fakulteteve të huaja dhe studiuesve të tjerë mundësinë për të thelluar kuptimin e tyre për shoqërinë, kulturën, vlerat dhe institucionet amerikane. Qëllimi i programit është të forcojë programet mësimore  dhe të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies për Shtetet e Bashkuara në institucionet akademike jashtë vendit. Ky program, i  destinuar për kuadrin  akademik, do të mbahet në kolegje, universitete dhe institucione akademike të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara i cili zgjatë prej pesë  deri në gjashtë javë duke filluar nga qershori 2025 ose pas muajit  qershor .

 Për çdo institut të programit është  paraparë qëndrim akademik katër-javor dhe, nëse është e mundur, deri në dy javë vizitë studimore e integruar në një rajon tjetër në SHBA.

Për më shumë informacione linkun  :https://mk.usembassy.gov/susi-program-2024-is-now-open-for-applications-2/

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar