Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e dotacioit kapital për projektet infrastrukturore në komunat në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2024

Kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e dotacioit kapital për projektet infrastrukturore në komunat në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2024

 

Në bazë të nenit 55 paragrafit (1) të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/ 11 dhe "Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/19, 110/19, 154/19 dhe 121/2024), ndrësa në lidhje me nenin 8 paragrafin 5 të Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ("Zyrtare Gazeta e Republikës së Maqedonisë" nr. 61/04, 96/07, 156/09, 192/15, 209/18 dhe "Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 244/19, 53/21, 77/21, 150 /21, 173/22 dhe 170/2024) dhe nenit 46-b të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/23 dhe 169/2024),  ministrja e Arsimit dhe Shkencës solli:

 

Kriteret dhe procedurat

për shpërndarjen e dotacioit kapital për projektet  infrastrukturore në komunat në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2024

 

Në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2024 në ndarjen 16001, Programi A - Decentralizim, Nënprogrami AA - Projektet  infrastrukturore  komunat, kategori 48 - shpenzime kapitale, në zërin 488 - dotacione kapitale për SHEL-in, shtesë me ndryshimet dhe shtesat të Buxhetit Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 169/2024) janë paraparë mjete për këtë qëllim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëjë shpërndarjen nga këto dotaciane  kapitale për projekte infrastrukturore në komunat për vitin 2024 në pajtim me Ligjin për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe Ligjin për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.

 

I. KRITERET

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të realizojë  shpërndarjen e dotacioneve  kapitale për projektet infrastrukturore nëpër komuna në fushën e arsimit dhe shkencës sipas kritereve në vijim:

 

-        Shpërndarja e mjeteve financiare të siguruara për kokë banori nga popullsia rezidente në secilën komunë sipas regjistrimit të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut Kompletimi i dokumentacionit të nevojshëm të projektit me të gjitha lejet dhe pëlqimet e nevojshme, me vlerësim të reviduar jo më të vjetër se 12 muaj.

 

I.                PROCEDURAT

 

Në pajtueshmëri me nenin 8 paragrafin (1) të Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 61/04, 96/04, 67/07, 156/09, 47/ 11, 192/ 15, 209/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. me dotacione nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga buxhetet e mjeteve,sigurohen të hyra shtesë në buxhetin e komunës  për financimin e kompetencave të saj të përcaktuara me ligj.

 

Në pajtueshmëri me nenin 8 paragrafin 3 të këtij Ligji, lloji, shuma dhe shpërndarja e dotacioneve në bazë të komunave janë pjesë përbërëse e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mjeteve të buxhetitë.

Në pajtueshmëri me nenin 11 paragrafin 5 të këtij Ligji, në rast të sigurimit të mjeteve shtesë me ndryshimet dhe plotësimet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministritë dhe mjetet kompetente  në afat prej një muaji nga dita e hyrje në fuqi të të njejtave do t`i publikojnë kriteret e përcaktuara, procedurat dhe afatet për shpërndarjen e dotacioneve kapitale.

               Në pajtueshmëri me nenin 11 paragrafin 6 të të njëjtit Ligj, dotacioni kapital përdoret në bazë të vendimit të sjellur të Qeversë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, do të formojë trup koordinues ndërsektorial për ndjekjen dhe koordinimin e aktiviteteve për realizimin e Programit AA – Projektet infrastrukturore të komunave.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të publikojë thirrje për shprehje interesit nga ana e  komunave për financimin e projekteve infrastrukturore në bazë të kritereve të publikuara në këtë publikim.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të nenit 11 paragrafit 6 të Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe në pajtueshmëri me nenin 46-b të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2024, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale do të sjell Vendim për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore për komunat për vitin 2024.

Pas sjelljes së Vendimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ndajë  marrëveshje  me të cilat do të rregullohen të drejtat dhe detyrimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe njësisë së vetëqeverisjes lokale shhfrytëzues i dotacioneve kapitale për projektet infrastrukturore për vitin 2024.

               Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndjekë përdorimin dotacionit kapital ndërsa në përputhje me nenin 46-b të Ligjit për Realiimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, pagesa e mjeteve do të realizohet në bazën e punimeve të kryera dhe dokumentacionin e plotë të pagesës

               Gjatë konstatimit të parregullsive në përdorimin e dotacionit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mund të ndërpresë pagesën e mjeteve dhe për këtë do të njoftojë Ministrinë e Financave.

 

II.              MËNYRA E SHPËRNDARJES

              

Komisioni vlerësues do të kryejë kontrollin e plotësisë dhe vlefshmërisë, përzgjedhjen dhe do të dorëzojë  propozim për përzgjedhjen e projekteve për financim deri tek ministrja e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë Propozim Vendim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  për shfrytëzimin e dotacioneve kapitale për projekte infrastrukturore për komunat për vitin 2024.    

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t`i ndajë marrëveshjet për dotaticone kapitale në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2024 menjëherë pas sjelljes së Vendimit nga  ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

              

 

 

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar