Sot filloi viti i ri shkollor për 245 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, nxënësve u dëshiroi fillim të mbarë dhe vit të mbushur me shumë njohuri të reja, miqësi dhe ngjarje të bukura.
Lekisoni i parë të cilën duhet të mësoni është leksioni për bashkësinë, për bashkëpunimin dhe për mbështetjen. Kjo është ajo që unë dua që nxënësit të dëgjojnë dhe mbajnë mend –- Ju nuk jeni vetëm në asnjë kohë, shokët tuaj të klasës janë këtu për t`ju ndihmuar me çdo gjë, mësimdhënësit dhe prindërit tuaj janë këtu, Ju mund të ndani gjithçka me ta. Kërkoni ndihmë, gëzohuni së bashku, ndihmoni mikun tuaj të klaësës kur ai ka nevojë. Vetëm në këtë mënyrë do të rriteni me vlera të vërteta”, tha ministrja Janevska në ShF “Stiv Naumov” në Autokomandë, ku së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e komunës së Gazibabës Boban Stefkovski ndanë uniforma falas për nxënësit.
Ministrja Janevska theksoi se ky vit shkollor fillon me tekste shkollore dhe materiale mësimore të siguruara. Ministrja nga nxënësit kërkoi që të lexojnë më shumë ndërsa komjuterët dhe tabletët, përveç për lojra, t`i përdorin për të plotësuar atë që kanë mësuar në klasë.
“Dëgjoni mësimdhënësit tuaj. Ata janë këtu jo vetëm për t`ju mësuar mësimet, por edhe për t`ju motivuar për të marrë sa më shumë njohuri, për t`ju frymëzuar për t`u zhvilluar dhe përparuar. Gjithashtu dëshira e çdo mësimdhënësi është që nxënësit e tij të arrijnë suksese të mëdha në atë që do të punojnë në të ardhmen dhe në jetën e tyre private dhe t`i tejkalojnë mësimdhënëit e tyre. Pyetni ata, ata janë të gatshëm të përgjigjen në çdo pyetje”, theksoi Janevska, duke treguar rëndësinë e mësimdhënësit në procesin edukativo-arsimor.
Ministrja prindërve u kërkoi t`i ndëgjojnë më me kujdes dhe të kujdesen për fëmijët e tyre, për të vërejtur kur kanë nevojë të ndajnë lajm të mirë ose të thonë se diçka po i mundon.
“Vetëm nëse dyshja prindër-mësimdhënës funksionon, mund të presim sukses në shkollim dhe zgjidhje të shpejtë të sfidave”.
Viti shkollor 2024/25 do të zgjasë deri më 10 qershor, pa pushim pranveror. Në një ndrrim do të punojnë 140 shkolla. Si mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe do të angazhohen mbi 1000 asistentë arsimorë. Për organizimin e mësimdhënies në kushtet e valës së të nxehtit, është përgatitur Protokoll i veçantë.