Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: me tekste shkollore të distribuara në kohë dhe mësimdhënie më mirë të organizuar fillon viti shkollor 2024-2025

Janevska: me tekste shkollore të distribuara në kohë dhe mësimdhënie më mirë të organizuar fillon viti shkollor 2024-2025

 

Janevska: me tekste shkollore të distribuara në kohë dhe mësimdhënie më mirë të organizuar fillon viti shkollor 2024-2025

 

 

Për herë të parë pas 7 vitesh, viti shkollor fillon me distribuimin në kohë të teksteve shkollore në të gjitha shkollat ​​fillore në vend. Gjithashtu janë siguruar rreth 10 tituj të rinj  në shkollat fillore dhe mbi 100 në arsimin e mesëm të cilat deri më tani nuk janë shtypur. Mësimi nuk do të zgjasë më shumë se deri më 10 qershor dhe nuk do të ketë pushim pranveror. Mësimi me një ndërrimë është vendosur në 140 shkolla, dhe si mbështetje për nxënësit do të angazhohen mbi 1000 asistentë arsimorë me aftësi ndryshe. Njëkohësisht është përgatitur edhe Protokoll për organizimin e mësimdhënies në kushte të valës së nxehtit.

 

Për përgatitjet dhe të rejat në vitin shkollor 2024-2025, sot konferencë për shtyp mbajti Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof Dr. Vesna Janevska, e cila tha se në këta dy muaj që kur është emëruar në këtë pozitë, së bashku me punonjësitë e ministrisë, por edhe me institucionet tjera kompetente, kanë arritur sukses për të ngritur sistemin arsimor të shkatërruar nga keqmenaxhimi paraprakë.

 

 “Për herë të parë pas shtatë vitesh viti shkollor fillon me tekste shkollore. Ky ishte një nga prioritetet e punës sime dhe mund të them se fjala e dhënë është përmbushur me sukses. “Të gjitha tekstet shkollore të cilat janë miratuar dhe shtypur tanimë janë dorëzuar në këto 60 ditë në tirazh prej 360.000 ekzemplaresh”, tha Janevska.

 

Gjithashtu ministrja  rikujtoi se janë siguruar tekste shkollore dhe materiale mësimore për lëndë të shumta për të cilat deri më tani nuk ka pasur.

 

 “Për lëndën e historisë dhe shoqërisë për klasën e pestë dhe të gjashtë, si dhe për lëndët e historisë dhe gjeografisë për klasën e shtatë kemi siguruar materiale të shtypura në të 5 gjuhët mësimore, duke marrë parasysh  se nuk kishte tekste shkollore të miratuara.” Gjithashtu   siguruam materiale mësimore edhe për gjuhën dhe kulturën e bashkësive në të gjitha klasat ku nuk kishte tekst shkollor”, theksoi ministri.

 

Vetëm në arsimin fillor tekstet shkollore të gjuhëve të huaja nga klasa e parë deri në të nëntën  do të mungojnë sepse, siç tha Janevska, udhëheqsia paraprake në MASH e anuluan procedurën për prokurime publike dhe ky vendim është në fazën e ankimimit, e cila ende është në vazhdim . Ministrja njoftoi se pas përfundimit të procesit të ankimimit, procedura do të realizohet sërish në mënyrë transparente konform me të gjitha proceset ligjore.

 

 “Në fushën e arsimit të mesëm, gjetëm gjendjën e shtypjes së vetëm 15 titujve për arsimin e mesëm profesional në vitin e fundit, ndërsa ne tani po shtypim mbi 100 tekste shkollore të cilat deri më tani nuk ishin të shtypura. Gjithashtu dua t`ju njofotoj se kanë filluar aktivitetet përgatitore për përgatijen e planeve dhe programeve mësmore të reja në arsimin e mesëm dhe ato do të zbatohen nga viti shkollor 2025-2026. Njëkohësist në bazë të të njejtave do të zbatohen procedurat për miratimin e teksteve shkollore të reja”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Gjithashtu shtoi se zbatimi i konceptit të ri për arsimin fillor është anuluar për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë, para së gjithash për shkak të revoltës së mësimdhënësve për integrimin e lëndëve dhe humbjen e thelbit të tyre, si dhe konfuzion tek nxënësit nga materiali që u është mësuar.

 

 “Aktualisht i konsutojmë mësimdhënësit dhe të gjitha vërejtjet e tyre do të integrohen në programet e reja të cilat do t`i përgatitisë BZHA-ja dhe gradualisht në tre vitet e ardhshme, vit pas viti, duke filluar nga viti 2025-2026, do të vendosen në shkolla, “. “Ne  gjithashtu do t`i rikthehemi revidimit të programeve mësimore në klasat më të ulëta, sepse edhe atje situata është identike”, theksoi Janevska.

 

Ministrja përsëriti qëndrimin e MASH-it dhe Qeverisë se rritja e pagave të mësimdhënësve është paraparë në vitin 2025. Këtë vit nuk ka mundësi për të intervenuar për shkak të vrimës së madhe të trashëguar në buxhetin e MASH-it në vlerë prej 5 miliardë denarë.

 

 “Është plotësisht e kuptueshme që mësimdhënësit kanë të drejtë, ata kërkojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre dhe unë u qëndroj plotësisht në anën e tyre. Apeloj, të durojmë një periudhë të shkurtër dhe ta kalojmë së bashku krizën, e cili është rezultat i menaxhimit të keq dhe të pakujdesshëm të parave nga udhëheqësia paraprake”, potencoi ministrja.

 

Sipas statistikave të cilat i ndau Janevska, në shkolla numërohen 245 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Numër i cili siç tha ministrja është ulur me 17 mijë në shtatë vitet e fundit, ndërsa në të njëjtën periudhë numri i filloristëve të klasës së parë është ulur për rreth 3.5 mijë.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar