Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: mbi 1000 asistentë arsimorë në vitin e ri shkollor do të jenë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

MASH: mbi 1000 asistentë arsimorë në vitin e ri shkollor do të jenë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

 

MASH: mbi 1000 asistentë arsimorë në vitin e ri shkollor do të jenë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në vitin e ri shkollor 2024/2025, në shkollat ​​e rregullta fillore do të angazhohen mbi 1000 asistentë arsimorë, të cilët do të ndihmojnë në avancimin e procesit edukativo-arsimor të nxënësve me aftësi ndryshe, dhe do t`ju ndihmojnë atyre realizimin e detyrave të përditshme shkollore.

 

 Asistentët arsimorë angazhohen përmes shkollave fillore me qendra burimore, ndërsa konrform kërkesave të prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve me aftësi ndryshe. Gjithashtu deri më tani janë zbatuar plotësisht shpalljet për 815 asistentë arsimor, ndërsa janë siguruar mjete dhe pëlqime për 200 të tjerë, të cilët pas përzgjedhjes përmes shpalljeve publike, para se të angazhohen do t’i nënshtrohen trajnimeve shtesë për realizim cilësorë në kryerjen e detyrimeve të parapara punuese.

 

Konform Rregullores për normat, përshkrimin e kompetencave dhe detyrave të punës së asistentit, një asistentë arsimorë mund t’u ofrojë mbështetje një deri në tre nxënësve me aftësi ndryshe në të njëjtën paralele.

 

Gjithashtu nëqoftëse ndodh që një nxënës me aftësi ndryshe të mos ketë asistent arsimorë që nga dita e parë e shkollës, shkollat ​​janë të detyruara përmesë ekipit gjithëpërfshirës të shkollës në bashkëpunim me qendrat burimore t’i ofrojnë nxënësit mbështetjen e nevojshme për fillim të suksesshëm të procesit eduktivo-arsimor. Ekipi gjithëpërfshirës i shkollës zhvillon strategji gjithëpërfshirëse për pranimin dhe përshtatjen e nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënie qysh në fillim të vitit shkollor.”.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar