Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: nuk do të vonohen më tepër përgjigjjet ndaj kërkesave dhe pagesa e mbështetjes financiare për pjesëmarrje në gara prestigjioze

MASH: nuk do të vonohen më tepër përgjigjjet ndaj kërkesave dhe pagesa e mbështetjes financiare për pjesëmarrje në gara prestigjioze

 

MASH: nuk do të vonohen më tepër përgjigjjet ndaj kërkesave dhe pagesa e mbështetjes financiare për pjesëmarrje në gara prestigjioze

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndryshon praktikat negative të vendosura nga strukturat paraprake udhëheqëse të institucionit, kur për muaj të tërë, madje edhe vite vonoheshin përgjigjet ndaj kërkesave të parashtruara nga ana e nxënësve të talentuar dhe - mësimdhënësve mentorë për mbështetje të pjesëmarrjesë në gara  ndërkombëtare dhe olimpiada. Gjithashtu, edhe vonesa në pagesën e kompensimit në të holla në bazë të fitimit të vendeve të larta në garat prestigjioze nuk do të ndodhë më.

Me emërimin e udhheqësisë së re në MASH në dy muajt e kaluar, janë paguar shpërblime në të holla në vlerë prej 1,4 milionë denarë  për 15 mentorë të nxënësve, të cilët fituan medalje në Olimpiadat Ndërkombëtare të Shkencës në vitin 2022. Për dy vite të tëra askush nuk është përkujdesur për kompensimin e të drejtës së fituar të mësimdhënësve.

Javën e kaluar janë paguar 276 mijë denarë në llogaritë e 16 nxënësve në bazë të shpërblimeve të fituara në olimpiadat ndërkombëtare, këstet e mujait të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë. Gjithashtu është shlyer borxhi i papaguar prej 430 mijë denarë në bazë të shpërblimeve në të holla për nxënësit dhe mësimdhënësve mentorë të cilët fituan vendin e parë në garat shtetërore në vitin 2023.

Ju njoftojmë se kërkesave të pranuara u  jemi përgjigjur pozitivisht për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit të nxënësve dhe mësimdhënësve mentorë të cilët morën pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Juniorëve në Informatikë, ku fituan tre medalje bronzi, si dhe për pjesëmarrjen në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës për Junior, ku nxënësit fituan dy medalje bronzi. Prindërit e nxënësve me të drejtë reagojnë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti, ndonëse pjesë e këtyre nxënësve marrin pjesë rregullisht dhe fitojnë çmime në këto gara dhe në gara tjera të ngjajshme.

 

Ministria bëhet partnere e nxënësve të talentuar. Në vend të mosinteresimit, institucioni tregon proaktivitet për stimulimin, mbështetjen financiare dhe logjistike të të rinjve të cilët marrin pjesë në olimpiada dhe gara ndërkombëtare shkencore për të arritur rezultate edhe më të mira. Në periudhën para nesh, në bashkëpunim me shoqatat e nxënësve dhe mësimdhënësve, do të krijohen zgjidhje të reja sistematike, me të cilat nuk do të lihen më në mëshirën e udhëheqësive institucionale dhe mbledhjes së donacioneve për mbështetje.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/24/2024

11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar