Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska në vizitë në ShF "Ljuben Lape" në Aerodrom

Janevska në vizitë në ShF "Ljuben Lape" në Aerodrom

 

Janevska në vizitë në ShF

 

 

Shkolla fillore “Ljuben Lape” në Aerodrom këtë vit është shkolla me më së shumti nxënës të regjistruar të klasës së parë  në territorin e komunës, gjithsej 180 në numër, dhe për këtë shkak vetëqeverisja lokale dhe udhëheqësia e shkollës janë duke realizuar aktivitete ndërtimore për sigurimin e klasave shtesë. Kjo sigurisht është një lajm i mirë  dhe sinqerisht do të isha e lumtur nëqoftëse  informacione të tilla do të arrinin në të ardhmen nga komunat dhe shkollat ​​e tjera, në vend se të dëgjoj se si numri i nxënësve të klasës së parë vazhdimisht po zvogëlohet, ndërsa mësimdhënësit po përballen me rrezikun e humbjes së vendit të punës, gjë që padyshim ne si qeveri, nuk do të lejojmë të ndodhë.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila sot së bashku me kryetarin e komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, kryen mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore në këtë shkollë.

 

Njëkohësisht jam e njoftuar se aktivitetet do të përfundojnë para fillimit të vitit shkollor, në mënyrë që fëmijët të hyjnë në klasa të reja, të pastra ndërsa prej këtu, Ju njoftoj se në këtë shkollë Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka investim në rikonstruimin e objekteve sanitare, e cila pothuajse ka përfunduar, shtoi Janevska.

 

Ministërja gjithashtu përkujtoi se në rrjedhë është shpërndarja e teksteve shkollore në gjithë territorin e vendit dhe e njejta dhe do të përfundojë para fillimit të vitit shkollor gjë që është në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve.

 

 “Tekstet shkollore të cilat   vitet e kaluara mungonin tanimë janë shpërndarë dhe pres që kjo të jetë praktikë edhe në vitet në vazhdim. " Le t’i çrrënjosim zakonet e këqija të disa ministrave paraprakë, të cilëve nuk u interesonte nëse nxënësit do t`i mirninë tekstet shkollore me kohë apo nëse nxënësit nuk do t’i mirninë fare ", theksoi Janevska.

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar