Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska në Shtip: Prioriteti ynë janë të rinjtë, në arsim askush nuk duhet të ekspozohet ndaj segregacionit

Janevska në Shtip: Prioriteti ynë janë të rinjtë, në arsim askush nuk duhet të ekspozohet ndaj segregacionit

 

Janevska në Shtip: Prioriteti ynë janë të rinjtë, në arsim askush nuk duhet të ekspozohet ndaj segregacionit

 

Në arsim askush nuk duhet të ekspozohet ndaj diskriminimit dhe segregacionit, çdo fëmijë ka të drejtën e arsimimit. Kjo Qeveri ka edhe përcaktime programore që gjatë mandatit të rrisë përfshirjen e fëmijëve romë në arsimin fillor dhe të mesëm. E njëjta vlen edhe për fëmijët e të gjithë bashkësive tjera etnike. Së bashku me komunën e Shtipit do të gjejmë zgjidhje për të gjitha sfidat, sepse prioriteti ynë janë të rinjtë dhe arsimimi i tyre cilësor. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila është në vizitë pune në komunën e Shtipit, dhe me përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe të vetëqeverisjes lokale bisedoi për gjendjen aktuale në arsim.

Gjithashtu në veçanti i’u referuam procesit të përfshirjes së nxënësve në nivel lokal, është e dukshme se ka sfida, por të gjithë së bashku do të angazhohemi për të ndryshuar situatën për të mirë. Si njeri dhe si ministre e cila lufton fuqishëm kundër segregacionit dhe besoj fort në të mirat e integrimit, të të jetuarit së bashku, të mësuarit dhe punës për zhvillimin e vendit, më gëzon fakti që komuna interesohet dhe ofron zgjidhje për kushtet në SHF “Goce Dellçev” dhe besoj se gjatë mandatit të kryetarit aktual dhe këshillit komunal do të tejkalohen pozitivisht", tha Janevska.

Komuna, shkollat dhe Ministria në mënyrë aktive do të përfshihen në mbështetjen e procesit të gjithëpërfshirjes.

 

Ministrja Janevska dhe rektori i Universitetit "Goce Dellçev" Dejan Mirakovski e shqyrtuan  mundësinë për sigurimin  e kapaciteteve akomoduese për studentët në Shtip.

 

“Jam e bindur se do të gjejmë  zgjidhje dhe kjo do të jetë mundësi për më shumë studentë të regjistrohen këtu dhe të rinjtë ta gjallërojnë qytetin, gjithashtu dhe rajonin, dhe njëkohësishtë kështu përforcohet pozita e vetë universitetit”, theksoi ministrja

[ Friday, August 23, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar