Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska nga Kavadari: investojmë në infrastrukturë bashkëkohore arsimore dhe proces edukativo-arsimor cilësor

Janevska nga Kavadari: investojmë në infrastrukturë bashkëkohore arsimore dhe proces edukativo-arsimor cilësor

 

Janevska nga Kavadari: investojmë në infrastrukturë bashkëkohore arsimore dhe proces edukativo-arsimor cilësor

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska sot është në vizitë në komunën e Kavadarit ku së bashku me kryetarin Mitko Jançev kryen mbikëqyrjen e  aktiviteteve për rikonstruimin e çatisë së shkollës fillore “Tosho Vellkov – Pepeto”.

 

„Bëhet fjalë për investim në vlerë prej 9 milionë denarë të siguruar nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili do të realizohet në tërësi deri në fund të vitit 2024. Kemi disa investime aktuale në infrastrukturë dhe në të ardhmen numri i tyre do të rritet dukshëm, duke marrë parasysh synimet e Qeverisë për vazhdimin e rritjes së buxhetit të dedikuar për arsim”, tha Janevska.

 

Gjithashtu Janevska theksoi se Kavadari është një nga ato vetëqeverisjet lokale që kanë vizion për arsimin bashkëkohor dhe plan afatgjatë për të ruajtur cilësinë, por edhe për ta avancuar atë vazhdimisht.

 

„ Jam e kënaqur, njëkohësishtë edhe e befasuar me përkushtimin e kryetarit të komunës dhe në përgjithësi të  vetëqeverisjes lokale ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve dhe sigurimin e kushteve më të mira për mësim dhe punë në shkolla”, theksoi Janevska, duke shtuar se edhe pse procesi i decentralizimit në vend ende nuk ka përfunduar plotësisht dhe një numër i madh i komunave janë vazhdimisht në pritje të mbështetjes dhe udhëzimeve nga institucionet qendrore, këtu siç tha ajo, duket sikur ai proces ka përfunduar, gjërat kuptohen ndryshe dhe merren plotësisht në duart e tyre.

 

Kryetari Jançev informoi se me  investim prej 100 milionë denarë po ndërtohen katër salla të reja sportive në shkollat ​​fillore rajonale, po rikonstruohet edhe konvikti i nxënësve Kërste Petkov Misirkov”, ku janë investuar 5 milionë denarë, por edhe se në të gjitha shkollat ​​janë vendosur fotovoltaikë, të cilët  sigurojnë kursime të mëdha në buxhetin e komunës.

 

„ Aktualisht jemi duke projektuar 26 paralele të reja në 4 shkolla fillore nga gjithsej 8 komunale, në mënyrë që nga shtatori i vitit 2025 të gjitha objektet të kenë mësim me një ndërrim”, tha Jançev.

 

Ai shtoi se komuna çdo ditë siguron  racion  falas për 1800 nxënës prej klasës së parë deri në të pestën dhe se ata janë plotësisht të përgatitur për një fillim të suksesshëm të vitit shkollor.

[ Wednesday, August 21, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar