Futja e konceptit të arsimit dual sipas modelit gjerman në Maqedoni është histori suksesi e cila vazhdon të zhvillohet. Ky është projekt i cili do të rregullohet në mënyrë sistematike me Ligjin e ri për Arsim dhe Trajnim Profesional, i cili është duke u përgatitur aktualisht, ndërsa ka ndihmuar dukshëm në popullarizimin e arsimit të mesëm profesional dhe rritjen e numrit të nxënësve në shkollat e mesme profesionale, por edhe për krijimin e gjeneratave të reja të përgatitur mirë të cilët më lehtë do të përshihen në tregun e punës.
Kjo temë ishte në fokus të takimit të sotëm mes ministresë së Arsimit dhe Shkencës Prof. Vesna Janevska dhe ambasadores së R.F. të Gjermanisë në Shkup, N.E. Petra Dreksler, në të cilën u bisedua edhe për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm në periudhën në vazhdim.
„Ekziston interesim i madh për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të vendit tonë me Gjermaninë, veçanërisht në fushën e arsimit të lartë ku mendojmë dhe mund ta implementojmë konceptin e të mësuarit përmes punës sipas të njëjtit parim si në arsimin e mesëm. Gjitashtu, rëndësi e veçantë është për ne që t`i lidhim institucionet tona shkencoro-kërkimore me ato gjermane, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë në tërësi”, tha ministrja Janevska.
Gjitashtu ministrja e njoftoi ambasadoën Dreksler për aktivitetet aktuale të cilat po i realizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës në drejtim të avancimit të cilësisë së sistemit arsimor kombëtar në të gjitha nivelet, duke theksuar se një nga investimet kapitale më të rëndësishme është rikonstruimi i konvikteve shtetërore për studentë, e cila po realizohet me mbështetjen e Bankës Gjermane për zhvillim. Në takim u bisedua edhe për mësimin e gjuhës gjermane në shkollat e maqedonisë, në avancimin e të cilit të dyja palët do të fokusohen në periudhën e ardhshme.