Bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Korpusit Amerikan të Paqes vazhdon me sukses. Vullnetarët e organizatës janë mbështetje e fortë për mësimdhënësit e gjuhës angleze, veçanërisht në zonat rurale, duke mbajtur së bashku orë mësimore dhe duke organizuar aktivitete jashtë mësimore i ndihmojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të zgjerojnë aftësitë e tyre gjuhësore. Gjithashtu është e rëndësishme edhe mbështetja e shkollave në praktikat gjithëpërfshirëse për nxënësit me nevoja të veçanta. Kjo është konstatuar në takimin e ministrës së Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska me drejtorin e Korpusit të Paqes në Maqedoni, David Risajd.
Duke falënderuar vullnetarët për përkushtimin e tyre, ministrja Janevska shprehu besimin e saj se partneriteti me Korpusin e Paqes do të ngritet më lart, ndërsa bashkëpunimi mund të zhvillohet në një nivel më të lartë dhe të zgjerohet, në interes të bashkësive lokale të cilave u drejtohet ndihma vullnetare.
Aktualisht, Korpusi i Paqes ka 26 vullnetarë në vend. Vitin e kaluar, vullnetarët mësuan 1493 nxënës dhe bashkëpunuan me 29 profesor të gjuhës angleze. Bashkëpunimi i Maqedonisë me Korpusin Amerikan të Paqes daton që nga viti 1996, kur u themelua Projekti i parë për avancimin e mësimit të gjuhës angleze përmes marrëveshjes ndërmjet dy qeverive.
Korpusi i Paqes është një organizatë joqeveritare amerikane kushtuar paqes dhe miqësisë botërore. Organizata punon përmes vullnetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në bashkësitë lokale për dy vjet. Ajo u themelua në vitin 1961 nga Presidenti Xhon F. Kenedi.