Ministria e Punëve të Jashtme izraelite informoi se agjencia izraelite për asistencën zhvillimore ndërkombëtare MASHAV, organizon trajnime kushtuar “Prodhimtarisë bimore intenzive në kushte të thata dhe gjysmë të thata”. Trajnimi është i dedikuar për shkencëtarë, hulumtues dhe ekspertë nga fusha e biologjisë, bioteknologjisë, bujqësisë, teknologjisë ushqimore dhe ekologjisë.
Trajnimi do të mbahet më 14 dhe 15 nëntor, afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 20 shtator 2024.
Kandidatët e interesuar mund t’i dorëzojnë aplikimet e tyre në faqen e mëposhtme të internetit:
https://mashav-mfa.formtitan.com/ftproject/mashavhome
Këtu mund ta shkarkoni njoftimin për këtë trajnim.