Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Po dorëzohen tekstet shkollore për vitin shkollor 2024-2025, Janevska me apel për drejtorët e shkollave të jenë të përgatitur për pranim

Po dorëzohen tekstet shkollore për vitin shkollor 2024-2025, Janevska me apel për drejtorët e shkollave të jenë të përgatitur për pranim

 

Po dorëzohen tekstet shkollore për vitin shkollor 2024-2025, Janevska me apel për drejtorët e shkollave të jenë të përgatitur për pranim

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se është në rrjedhë dorëzimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore të miratuara dhe të botuara të cilat do të përdoren në shkollat ​​fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2024-2025. Konform dinamikës së përcaktuar, dorëzimi duhet të përmbyllet para ditës së parë të shkollës - 2 shtator, ndërsa për realizimin e planit është i nevojshëm bashkëpunimi dhe azhurnimi i të gjithë drejtorëve të shkollave.

 

Në këtë drejtim ishte edhe mesazhi të cilin ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska sot ia referoi udhëheqësive të shkollës, duke theksuar se nxënësit dhe mësimdhënësit janë shqetësimi i tyre kryesor dhe pikërisht atyre iu nevojiten tekstet shkollore, ndërsa kjo do të thotë se duhet të organizojnë pranim përkatës të tyre.

 

“Përgjegjësia juaj është që t`i pranoni tekstet shkollore në afatin të cilin me kohë i`u është treguar nga distributori. Jam e sigurt se secili prej jush ka kuadër të mjaftueshëm në dispozicion dhe mund ta kryeni me sukses angazhimin. Pres që të gjithë të jemi në krye detyrës, me qëllim që të përgatitemi mirë për të pritur fillimin e vitit të ri shkollor”, thotë ministrja Janevska në mesazhin e saj për drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

 

Ministrja gjithashtu  shtoi se distributorët nuk e kanë për obiligim të vijnë për herë të dytë apo të tretë në shkollë për dorëzimin e  teksteve shkollore dhe për këtë arsye çdo justifikim i drejtorëve për shtyerjen e pranimit është i papranueshëm.

 

Në ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me institucionet tjera kompetente, vazhdon të angazhohet për sigurimin e të gjitha teksteve shkollore tjera për lëndët në arsimin fillor dhe të mesëm për të cilat  deri më tani nuk janë miratuar. Theksi do të vihet tek tekstet shkollore të gjuhëve të huaja prej klasës së parë deri në të nëntën për të cilat procesi i miratimit ka filluar, mirëpo më tej është anuluar nga udhëheqësia paraprake e MASH-it dhe në rrjedhë është   procedura e ankimimit, pas përfundimit të së cilës sërish do të publikohet  shpallje publike në përputhje me rregulloret ligjore.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar