Nga 1 shtatori 124 shkolla fillore dhe të mesme mund të fillojnë mësimin me një ndërrim. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se për disa shkolla ende është duke u diskutuar, ndërsa të tjerat tanimë në mënyrë të pavarur kanë vendosur që nga shtatori të fillojnë mësimin në një ndërrim.
„Gjithashtu në vazhdim është edhe analiza e realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në këtë drejtim na ndihmon edhe Banka Botërore, e cila do të tregojë saktësisht se cilat shkolla kanë mundësi të punojnë vetëm në një ndërrim. Sipas njohurive fillestare edhe 50 shkolla të tjera, me zgjerimin nga një deri në pesë klasa, munden të punonojnë vetëm me një ndërrim ”. deklaroi ministrja Janevska.
Ajo sqaroi se realizimi i mësimit me një ndërrim është prioritet i Ministrisë dhe në vitet e ardhshme do të bëhet përshtatja në të gjitha shkollat. Kjo do të ndryshojë mënyrën e të mësuarit dhe angazhimin e mësimdhënësve ,ndërsa për nxënësit do të nënkuptojë qëndrim më të gjatë në shkollë të mbushur me aktivitete të ndryshme mësimore dhe jashtëmësimore, të cilat janë dëshmuar të dobishme në procesin edukativo- arsimor në mbarë botën.