Mendoj se te një numër i caktuar i punonjësve arsimor do të ketë revoltë dhe pakënaqësi me njoftimin tim për të rritur pagat e tyre me 12% për qind në mars të vitit të ardhshëm. Ata me siguri do të kërkojnë arsye dhe njerëz për t`u fajësuar, pse nuk do të ketë rritje të rrogës këtë vit dhe supozoj se SASHK-u do të pësojë goditjen më të fortë. Por më duhet të them se kryesia e sindikatës insistoi të bënte diçka tjetër këtë vit. Megjithatë, të jemi realistë - nuk kemi zbrastirë në buxhet, kemi krater dhe nuk ka mundësi për rritje të rrogës deri në fund të vitit 2024, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr Vesna Janevska në emisionin “Vesti Plus” në TV Kanal 5.
„ Qeveria e mëparshme bëri ndryshime të tilla që na sollën në prag të varfërisë. Ajo nënshkroi marrëveshje kolektive populiste, pa llogaritur nëse shteti mund të përballoj barrën e tyre. Këtë e bëri pikërisht para zgjedhjeve për pikë politike. Tanimë siç kam theksuar se mjetet për rritjen e rrogave të profesorëve të pesë universiteve shtetërore janë siguruar vetëm deri në muajin qershor, ndërsa deri në fund të vitit atyre patjetër duhet t`ua sigurojmë pas ribalancit”, potencoi Janevska.
Ministrja tha se do të jetë gjithmonë në anën e mësimdhënësve dhe se e di se çfarë premtimesh ka bërë para zgjedhjeve të majit dhe ato do të realizohen.
„ Mësimdhënësit presin por edhe meritojnë më mirë. Jam e bindur se ata e kuptojnë saktësisht atë që po them. Rritje pagash do të marrin në mars të vitit të ardhshëm, sipas marrëveshjes kolektive. Në ndërkohë duhet të ringjallim biznesin dhe ekonominë për të mbushur buxhetin që të mund të rrisim edhe më tej rrogën ”, shtoi Janevska.