Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nuk do të ketë pushim pranveror në vitin shkollor 2024-2025

Nuk do të ketë pushim pranveror në vitin shkollor 2024-2025

 

Nuk do të ketë pushim pranveror në vitin shkollor 2024-2025

 

 

Viti shkollor 2024-2025 do të fillojë më 2 shtator (e hënë) dhe nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zhvilloi anketë  legjitime në të cilën qytetarët shprehën mendimin e tyre. Shumica e prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve  deklaruan se nuk dëshirojnë pushim pranveror sikurse vitin e kaluar shkollor dhe më pas vazhdimin e mësimdhënies  pas 10 qershorit, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr Vesna Janevska.

 

Ajo shtoi se anketa është bërë për shkak të qëndrimeve të ndryshme në opinion lidhur me pushimet pranverore në arsimin fillor dhe të mesëm vitin e kaluar shkollor.

 

Ministria e Arsimit e dërgoi pyetësorin deri te të gjitha  shkollat, i cili gjithashtu ishte i disponueshëm edhe për opinionin me qëllim që të gjithë të interesuarit – mësimdhënësit,nxënësit,prindërit/kujdestarët të japin mendimin e tyre personal dhe të sillet vendim transparent.

 

Vitin e kaluar shkollor, shkollat fillore dhe të mesme prej më 29 prill deri më 6 maj ishin në pushim pranveror. Viti mësimor për nxënësit e shkollave fillore përfundoi më 17 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme sikurse  vitet e kaluara, më 10 qershor.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/1/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar