Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: 28 salla të reja sportive shkollore do të ndërtohen në tri vitet e ardhshme

Janevska: 28 salla të reja sportive shkollore do të ndërtohen në tri vitet e ardhshme

 

 Janevska: 28 salla të reja sportive shkollore do të ndërtohen në tri vitet e ardhshme

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në tre vitet e ardhshme do të ndërtojë 28 salla të reja sportive shkollore në Maqedoni, në komuna të ndryshme. Sipas planit, është paraparë që aktivitetet të fillojnë në vitin 2025 dhe deri në fund të vitit 2027 t`i përfundojmë të gjitha objektet, për të cilat sipas llogaritjeve do të nevojiten buxhet rreth 560 milionë denarë.

 

Kështu theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Vesna Janevska gjatë inspektimit të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e sallës sportive në kuadër të shkollës fillore "Naum Ohridski"në fshatin Bullaçani, ku ishte së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.

 

Kur bëhet fjalë për më të rinjtë, qëndrimi i Qeverisë është i qartë, mbështetja është e parezervë dhe udhëhiqemi nga interesat më të mira të tyre. Sepse vetëm kështu mund të krijojmë kushte më të mira për arsim dhe jetë në Maqedoni, ndjenjë më të fortë të përkatësisë në shoqëri dhe motiv për të qëndruar dhe për të ndihmuar më tej në zhvillimin e vendit”, tha Janevska, duke shtuar se duhet të punohet seriozisht në të gjitha fushat për të ndalur procesin e emigrimit të të rinjve.

 

Të dhënat janë shqetësuese . Në muajin maj janë regjistruar në shkolla 17200 nxënës të klasës së parë ose 500 më pak se vitin e kaluar.Shteti nuk mund të ketë ardhmëri, nëse ky trend vazhdon. Do të bëjmë çmos që të ndryshojmë situatën, që qytetarët tanë të qëndrojnë këtu dhe të jenë të kënaqur me kushtet për arsim, punë dhe jetesë”, tha ministrja.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar