Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Po themelojmë Trupin Koordinues Kombëtar për reforma në arsimin e lartë, rezultatet fillestare të punës do të jenë të disponueshme për një vit e gjysmë

Janevska: Po themelojmë Trupin Koordinues Kombëtar për reforma në arsimin e lartë, rezultatet fillestare të punës do të jenë të disponueshme për një vit e gjysmë

 

Janevska: Po themelojmë Trupin Koordinues Kombëtar për reforma në arsimin e lartë, rezultatet fillestare të punës do të jenë të disponueshme për një vit e gjysmë

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të themelojë Trupin Kombëtar Koordinues për reforma në arsimin e lartë, qëllimi i të cilit do të jetë që përmes  procesit gjithëpërfshirës të bëjë plan se si të përmirësohet cilësia e sistemit të arsimit të lartë në Maqedoni, gjegjësisht ç`farë masash duhet të ndërmerren në të ardhmen për të arritur standarde të larta arsimore. Rezultatet fillestare të këtij trupi do të jenë të dukshme pas një viti e gjysmë.

Kështu theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në ditarin e TV Sitel, ku foli për vendimin e fundit të Qeverisë me të cilin Ministria e Arsimit merr përsipër të formojë  organ të përkohshëm që do të duhet të ballafaqohet me mbiprodhimin e institucioneve të arsimit të lartë në vend dhe do të udhëheqë ndryshimet që do të ndodhin për avancimin e cilësisë së arsimit të lartë.

„Ky organ do të kryejë  inspektim të gjithanshëm në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, publike dhe private pa përjashtim. Do të kontrollohet respektimi i ligjeve, kapacitetet hapësinore e kadrovike, mënyra e realizimit të veprimtarisë së arsimit të lartë dhe veprimtarisë shkencore, numri i studentëve etj. Do të sjellim konkluzione dhe sugjerime për të cilat do të duhet të veprojnë palët e interesuara në sistemin e arsimit të lartë”, theksoi  Janevska, duke shtuar se së shpejti do të ketë  seancë konstituive me të gjithë anëtarët e paraparë, me të cilët së bashku do të vendosen qëllimet dhe do të definohet rregullorja e punës.

Ministrja  informoi se në Maqedoni ekzistojnë më shumë se 40 institucione të arsimit të lartë - universitete, institute dhe shkolla të larta  të cilat, siç tha ajo, fatkeqësisht nuk tregojnë cilësi dhe situata patjetër duhet të ndryshohet. Konsideron se nuk do të ketë konflikt me kuadrin  akademik, sepse fakti është se cilësia e arsimit të lartë ka rënë në mënyrë drastike dhe ka qëndrime identike se janë të domosdoshme ndryshimet e mëdha të mirëmenduara.

 

Lajme dhe Ngjarje


10/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar