Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Studentët vazhdimisht do të përfshihen në krijimin e politikave të cilat janë në interes të studentëve ndërsa jo vetëm kur duhet të zgjidhen sfidat

Janevska: Studentët vazhdimisht do të përfshihen në krijimin e politikave të cilat janë në interes të studentëve ndërsa jo vetëm kur duhet të zgjidhen sfidat

 

Janevska: Studentët vazhdimisht  do të përfshihen në krijimin e politikave të cilat janë në interes të studentëve ndërsa jo vetëm kur duhet të zgjidhen sfidat

 

Ministria e Arsimit mbështet të rinjtë në përpjekjen e tyre për arsimim dhe të ardhme më të mirë. Studentët, si forcë progresive shoqërore, vazhdimisht do të jenë të përfshirë në krijimin e politikave të cilat janë në interes të tye, ndërsa jo vetëm kur duhet të zgjidhen sfidat, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në takimin me kryetarin e kuvendit studentor universitar Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Aleksandar Nikollovski.

 

Gjithashtu në kushtet e  buxhetit të shpenzuar në minus 5 miliardë denarë , ministrja Janevska premtoi se nuk do të ndikojë në standardin e studentëve. Vazhdon rikonstruimi i konviktit studentor “Kuzman Josifovski – Pitu”, ndërsa së shpejti do të fillojnë aktivitetet në konviktin surdentor “Stiv Naumov” në Shkup. Do të vijojë përmirësimi i kushteve në konviktet në të gjithë vendin, ndërsa ndërkohë do të sigruohet opsion alternativë akomodimi për studentët të cilët do t`i plotësojnë kushtet e konkursit.

 

Në emër të studentëve, Nikollovski i ka ekspozuar pritëmshëritë nga udhëheqsia e re e ministrisë për bashkëpunim më të madh dhe përkushtim  në drejtim të përmirësimit të standardit studentor. Siç theksoi ai, për qytetarët e ardhshëm akademik është veçanërisht e rëndësishme që MASH-i t’i përmbushë detyrimet e saj në kohën e duhur në bazë të pagesës së bursave, subvencionimin e racionit dhe të drejta të tjera, gjë që nuk ka qenë praktikë në të kaluarën.

 

Ministrja Janevska theksoi se e vlerëson shumë angazhimin e të rinjve, duke theksuar se  të gjitha iniciativat do të shqyrtohen me kujdes , sepse qëllimi i përbashkët është ngritja e cilësisë së procesit arsimor dhe shkencor.

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar