Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / BURSA PËR STUDIME KËRKIMORE TË DOKTORATËS DHE POST-DOKTORATËS NË ZVICËR PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

BURSA PËR STUDIME KËRKIMORE TË DOKTORATËS DHE POST-DOKTORATËS NË ZVICËR PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

 

 

 

Ambasada e Zvicrës në Shkup njofton se Komisioni Federal për bursa për studentë të huaj i Qeverisë së Zvicrës do të ndajë 10-15 bursa për studentë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe nga Kaukazi për vitin akademik 2025-2026. Bursat janë të destinuara për studentë të rinj, të diplomuar me kualifikim të lartë nga të gjitha fushat, me mundësi për të vazhduar shkollimin e tyre në studimet e doktoratës dhe post-doktoratës  në disa nga universitetet shtetërore ose institucionet e njohura në Zvicër (Universitetet Kantonale Zvicerane, Universitetet e  Shkencave të Aplikuara, në dy institutet federale të teknologjisë si dhe katër institutet kërkimore).

Në dispozicion janë  tre lloje bursash:

-        Bursa kërkimore;

-        Bursa të doktoratës

-        Bursa të post-doktoratës.

 

Oferta nuk përfshin bursa për studime deridiplomike  dhe të magjistraturës.

Informatat  më të detajuara për tri llojet e bursave, të vlefshme për studentët maqedonas, mund t`i gjeni në linkun e Ambasadës së Zvicrës www.eda.admin.ch/north-macedonia .

Aplikimet dhe dokumentet e tjera të nevojshme mund të merren në Ambasadë ose në mënyrë elektronike (tel: 02 3103300 ; e-mail: skopje@eda.admin.ch).

Aplikacionin e plotësuar  në letër, kandidatët duhet ta dorëzojnë në dy ekzemplarë  (1 origjinal dhe 1 kopje) në Ambasadën e Zvicrës në Shkup, më së voni deri më  10 nëntor 2024.

 

Lajme dhe Ngjarje


8/30/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar