Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Inspektorati i Arsimit rregullisht do të kontrollojë konviktet e studentëve, studentët do të marrin ushqim cilësor

Janevska: Inspektorati i Arsimit rregullisht do të kontrollojë konviktet e studentëve, studentët do të marrin ushqim cilësor

 

Janevska: Inspektorati i Arsimit rregullisht do të kontrollojë konviktet e studentëve, studentët do të marrin ushqim cilësor

 

 

Studentët do të marrin ushqim cilësor në konviktet për studentë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në  intervistë për agjencinë e lajmeve “Meta.mk”, theksoi se fillimisht do të bëhet inspektimi i mënyrës se si kanë funksionuar deri më tani konviktet, në bazë të ankesave që kanë arritur deri më taninë Ministri  ndërsa  më pas kontrollet do të jenë të rregullta.

 

“Ankesat e mëparshme për funksionimin e konvikteve të studentëve i kemi përcjellë në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit. ISHA  ka shumë punë për të bërë, por kërkoj nga inspektorët të bëjnë përpjekje maksimale, që të mund të rregullojmë vendin. Kjo është e domosdoshme sepse duhet t`u mundësojmë të rinjve të funksionojnë normalisht që të ndërtojnë  sistem vlerash, të ndërtojnë norma morale, që ta duan atdheun dhe të duan të kontribuojnë për të.  “Prandaj ISHA  intensivisht hyn në konviktet e studentëve, fillimisht aty ku kemi ankesa, e më pas kur të mbarojmë punët urgjente, Inspektorati i Arsimit rregullisht do të bëjë kontrolle dhe analiza të punës së tyre”, tha Janevska.

 

Ministrja u shpreh  se është për të ardhur keq që konviktet e studentëve pjesërisht janë lënë anash jashtë mase dhe kanë ofruar kushte nën standarde të jetesës, sepse aty  mësojnë të rinjtë që do të duhet nesër të ndërtojnë dhe të udhëheqin vendin.  Gjithashtu theksoi se  do të vazhdojë renovimi i filluar i dy konvikteve të studentëve në Shkup, por edhe se do të punohet për përmirësimin e kushteve në mbarë vendin.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar