Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska për Kanal 77: nga viti i ardhshëm kuotat e fakulteteve do të definohen në bazë të analizës së tregut të punës

Janevska për Kanal 77: nga viti i ardhshëm kuotat e fakulteteve do të definohen në bazë të analizës së tregut të punës

 

Janevska për Kanal 77: nga viti i ardhshëm kuotat e fakulteteve do të definohen në bazë të analizës së tregut të punës

 

 

Nga viti i ardhshëm kuotat e institucioneve të arsimit të lartë do të definohen në bazë të  analizës të tregut të punës dhe të dhënat të cilat do t`i marrim nga Agjencia për Punësim dhe institucionet tjera, tha ministja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr Vesna Janevska në emisionin “Stadion” në Kanalin 77

 

Këtë vit nuk kemi patur kohë të ndërhyjmë në konkurs, sepse i njejti ishte përgatitur nga udhëheëqsia paraprake, ndërsa për shkak të afatit të shkurtër, Qeveria e re duhej ta miratonte pa mundësi korrigjimesh. Por analiza ka filluar. Kuouta të caktuar duhet të reduktohen, si shembull,Maqedoni nuk i nevojiten  aq shumë juristë, por ka nevojë për mësimdhënës të lëndës së matematikës, fizikës, kimisë, dhe ne do t`i stimulojmë të rinjtë me bursa që të zgjedhin profesionet deficitare”, potencoi Janevska, duke theksuar se është menduar për futjen e provimeve pranuese në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, por për këtë do të diskutohet më tej.

 

Janevska iu referua edhe buxhetit për shkencën, të cilin, siç tha ajo, Qeveria synon ta rrisë nga 0,3 për qind të bruto produktit të brendshëm në 1 për qind dhe se kjo do të ndodhë në faza.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar