KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË TRETË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK
2024/2025
Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore ( "Gazeta Zyrtare" nr.58 / 00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11), dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19, 110/19, 154/19 dhe 121/24) nenit 52 të Ligjit për Veprimtari Kërkimoro Shkencore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/ 16 dhe 53/16) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 257/20 dhe 163/21), dhe nenit 4 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe aftësimit të kuadrove shkencoro-hulumtues (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 74/15, 140/15 dhe 178/15) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës. të Maqedonisë së Veriut" nr. 166/21), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
KONKURS
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË TRETË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2024/2025 do të ndajë bursa për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit për studentët e pranuar në studime akademike të ciklit të tretë në njërin nga dhjetë universitetet e ranguara në të gjitha fushat, gjegjësisht në një nga njëqind universitetet e para të renditura në fushën inxhinierisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së të ushqyerit, shkencës së tokës dhe ujit, shkencave komjuterike dhe informacionit, elektoteknikës, elektronikës dhe inxhinierisë së informacionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës, konform listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të Klasit Botëror pranë Universitetit të Shangait Xhio Tong.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:
Të drejtë për bursë ka kadidatët të ciliët i plotëson kushtet në vazhdim:
1. Kandidati të pranohet në studimet akademike të ciklit të tretë për herë të parë në vitin e parë të vitit akademik 2024/2025 në një nga dhjetë universitetet më të ranguara në të gjitha fushat, gjegjësisht në një nga njëqind universitetet e para të renditura në fushën inxhinierisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së të ushqyerit, shkencës së tokës dhe ujit, shkencave komjuterike dhe informacionit, elektoteknikës, elektronikës dhe inxhinierisë së informacionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës, konform listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të Klasit Botëror pranë Universitetit të Shangait Xhio Tong.
2. Kandidati të ketë të përfunduar ciklin e dytë të studimeve akademike universitare, kohëzgjatja e përgjithshme e të cilave me ciklin e parë nuk është më i shkurtër se pesë vjet dhe ka arritur sukses mesatar të paktën me notë 8.5 për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve ose të ketë diplomë të nostrifikuar në studimet akademike nga cikli i dytë i fituar jashtë vendit me arritje mesatare ekuivalente të paktën me notë 8.50;
3. Kandidati duhet të ketë botuar të paktën 3 (tre) punime kërkimoro-shkencore në tri vitet e fundit, në revista shkencore ndërkombëtare ose në botime shkencore ndërkombëtare në fushën shkencore të cilave u referohen studimet e doktoraturës;
4. Kandidati duhet të ketë certifikatë-vërtetim për njohuri aktive të një gjuhe të huaj (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent i tyre në fushën përkatëse të gjuhës), përveç kandidatëve
të cilët kanë përfunduar arsimin paraprakë akademik në gjuhën të cilën realizohet mësimi;
5. Të ketë së paku (2) vjet përvojë pune në kërkimin shkencor në institucionin e arsimit të lartë ose në ekonomi, në detyrat e punës të cilave u referohen fushës shkencore të studimeve në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve;
6. Të ketë të paktën 2 rekomandime nga profesorët e universitetit;, ose punëdhënësi (nëqoftëse është në mardhënie pune);
7. Të mos ketë përfituar bursë nga një ofrues tjetër;
8. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
9. Kandidatët të cilët aplikojnë për studime të doktoraturës nuk duhet të jenë më të vjetër se 35 vjet.
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME:
• Certifikatë nga Universiteti (Fakulteti / Instituti), , Shkolla e doktoratit ku është pranuar në studimet e ciklit të tretë (doktoraturës);
• Certifikata / Diploma për ciklin e përfunduar të I (të parë) dhe II (të dytë) të studimeve;
• 3 Kopje nga punimet shkencore të botuara në tri vitet e fundit, në revista shkencore ndërkombëtare ose në botime shkencore ndërkombëtare nga fusha shkencore të cilave u referohen studimeve të doktoraturës;
• Certifikata e njohurive aktive për gjuhë të huaj (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalenti i tyre në fushën e duhur gjuhësore), përveç kandidatëve që kanë përfunduar arsimin e tyre të mëparshëm akademik në gjuhën e mësimit
• Dëshmi - vërtetim i lëshuar nga punëdhënësi për përvojë pune;
•Dy rekomandime nga profesorët universitarë, ose punëdhënësit (nëse janë të punësuar);
• Deklaratë e noterizuar se kandidati nuk është përfitues i bursës nga ofruesit e tjerë;
• Certifikata e nënshtetësisë;
•Certifikata e lindjes nga libri amë.
•. Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyesi kompetent i autorizuar i gjykatës.
•Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike të ciklit të tretë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.
•Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe certifikatën e lindjes e siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare nga autoriteti publik kompetent, në përputhje me nenin 52 paragrafin 13 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimoro Shkencore.
-. Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyesi kompetent i autorizuar i gjykatës.
-Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike të ciklit të tretë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.
-Certifikatën e Nnënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe certifikatën e lindjes e siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare nga autoriteti publik kompetent, në përputhje me nenin 52 paragrafin 13 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimoro Shkencore.
III.LARTËSIA E BURSËS:
Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në vlerë më së shumti 40.000 dollar amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse , sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Maqedonisë në ditën e shpalljes së këtij konkursi, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani, ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është shpallur nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).
Çdo vlerë mbi vlerën e lartpërmendur për regjistrim është barrë e studentit.
IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR
1. Kandidati i përzgjedhur me kontratë merr obligohet se nëse e fiton bursën, për çdo vit të studimeve jashtë shtetit do të punojë për dy vjet në Republikën e Maqedonisë. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në RMV-në, kandidati është i detyruar të jetë i disponueshëm për punësim në organet e administratës shtetërore për gjashtë muaj, si dhe në institucionet shtetërore të arsimit dhe shkencës, ku pozita e tij e punës do të jetë e përshtatme për llojin dhe nivelin e kualifikimeve të tij / saj arsimore. Nëse gjatë periudhës prej gjashtë muajsh kandidatit nuk i ofrohet punësim adekuat në organet e administratës shtetërore, në arsimin e lartë shtetëror dhe institucionet shkencore, ai mund të kërkojë punësim në sektorin privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
2. Kandidati do të lirohet nga detyrimi për t`u kthyer në Republikën e Maqedonisë pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve të diplomimit ai është i punësuar në një kompani nga lista e 500 më e lartë e Fortune jashtë vendit. Në raste të tilla ata mund të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre vjetësh për të fituar përvojë ndërkombëtare të korporatave, pas së cilës ata janë të detyruar të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmbushin obligimet e përcaktuara, obligimin nr. 1.
3. Në rast se kandidati vendos për përfundimin e studimeve, të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përmbush obligimin nr. 1, është e nevojshme të kthehen të gjitha mjetet e paguara të ndara për bursë në vlerë dhjetë herë më shumë se vlera e bursës, brenda një viti nga përfundimi i studimeve.
V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Afati për aplikimin e kandidatëve për shfrytëzimin e bursës akademike për studimet e ciklit të parë jashtë vendit është më së voni 15.09.2024.
Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në zyrën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup (me shënim bursa për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit) ose në formë elektronike në: https://e-uslugi.mon.gov.mk..
Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.
Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilave mund të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.