Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025

 

 

Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore     (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/2000, 44/2002, 82/2008, 167/10 dhe 51/11) dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriutnumër 96/19, 110/19, 154/19 dhe 121/24) neni 52 të Ligjit për Veprimtari Shkencore-Hulumtuese (Gazeta Zyrtare në Republikën e Maqedonisë nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/3, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe  53/16) dhe (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.257/20 dhe 163/21) dhe neni 4 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimit dhe aftësimit të kuadrit shkencorë - hulumtues (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/12, 64/13, 98/13, 70/14, 88/14, 74/15, 140/15 dhe  178/15) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 166/21),Ministria  e  Arsimit dhe Shkencës shpall

 

K O N K U R S

PËR NDARJEN  E BURSAVE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË DYTË JASHTË VENDIT PËR VITIN AKADEMIK 2024/2025

 

 

            Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2024/2025 do të ndajë bursa për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit për studentë pranuar në studimet akademike në ciklin e dytë, në njërin nga dhjetë Universitetet e ranguara nga të gjitha sferat, përkatësishtë në njërin nga njëqind Universitetet e ranguara nga fusha e inxhinerisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së të ushqyerit, shkqncës së tokës dhe ujit, shkencave kompjuterike dhe informacionit, elektroteknikës, elektronikës dhe inxhinerisë së informcionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës, sipas listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të klasës botërore nga Universiteti i Shangait Xhio Tong

 

I.   KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

Të drejtë për bursë  kanë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1.     Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej tre, përkatësisht katër viteve dhe të kenë arritur sukses mesatar më së paku 8,50 ose të ketë diplomë të  nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit me sukses mesatar ekuivalent më së paku 8,50;

2.     Të jetë i pranuar në studimet akademike të ciklit të dytë* për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2024/2025 në njërin nga dhjetë Universitetet e ranguara nga të gjitha sferat, përkatësishtë në njërin nga njëqind Universitetet e ranguara nga fusha e inxhinerisë dhe teknologjisë, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtës ndërkombëtare publike dhe private, ekonomisë dhe biznesit, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencës së të ushqyerit, shkqncës së tokës dhe ujit, shkencave kompjuterike dhe informacionit, elektroteknikës, elektronikës dhe inxhinerisë së informcionit, makinerisë, turizmit dhe gjenetikës, sipas listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të klasës botërore nga Universiteti i Shangait Xhio Tong

 

3.     Të posedojë dëshmi për njohjen aktive të gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi;

4.     Të mos jetë shfrytëzues i  ndonjë burse tjetër;.

5.     Të jetë shtetas  i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

* Numri i përgjithshëm i krediteve të fituara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve universitare duhet të jetë së paku 300 krediteSETK.

** Sferat janë të definuara në rregulloren për përcaktimin e fushave kërkimoro-shkencore nga niveli 3 (lëmitë) rregullore 

 

 

II.  DOKUMENTET E NEVOJSHME

●    Fletëparaqitja ;

●   Diploma për studimet e përfunduara akademike të ciklit të parë dhe Certifikatë për suksesin  e  arritur (të vërtetuar në  noter) ose diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë të fituara jashtë vendit;

           ●    Vërtetim nga institucioni i lartë arsimor se kandidati është i pranuar për të parën herë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2024/2025, që kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet;

●  Çertifikat-vërtetim për njohje aktive të gjuhëve (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent të tyre për rajonin përkatës të gjuhës) përveç kandidatëve të cilët arsimimin e mesëm, përkatësisht arsimimin e  lartë e kanë mbaruar  në gjuhën të cilën  kryhet mësimi;

          ●     Deklaratë të nënshkruar nga  kandidati se  nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër  për studime akademike të ciklit të dytë (të vërtetuar në noter).

          ●    Dy rekomandime nga profesor universitar,  të institucionit/ve ku kandidati ka mbaruar studimet deridiplomike  të ciklit të parë dhe rekomandim nga punëdhënësi i tij (nëse është në marrëdhënie pune);

        ●    Letër motivacioni;

         ●    Kambial në formë të aktit noterial si mjet për sigurimin e kthimit të mjeteve të paguara;

        ●   Shtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Dokumentet të cilët  lëshohen nga institucionet përkatësishtë nga  vendet  tjera duhet  të jenë të përkthyera në gjuhë maqedonase nga përkthyes të autorizuar gjyqësor.


Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike nga cikli i dytë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Certifikatën nga libri amëz i të lindurve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht i siguron nga organi përkatës publik, në bazë të nenit 52, paragrafi 13 të Ligjit për Veprimtari Shkencore - Hulumtuese

 

III. VLERA E BURSËS

       

Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në vlerë më së shumti 40.000 dollar amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse , sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Maqedonisë në ditën e shpalljes së këtij konkursi, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani, ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2024/2025 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është shpallur nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).

 

Çdo vlerë mbi vlerën e lartpërmendur për regjistrim është barrë e studentit.


IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË ZGJEDHUR

1. Kandidati i përzgjedhur me kontratë merr obligohet se nëse e fiton bursën, për çdo vit të studimeve jashtë shtetit do të punojë për dy vjet në Republikën e Maqedonisë. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në RMV-në, kandidati është i detyruar të jetë i disponueshëm për punësim në organet e administratës shtetërore për gjashtë muaj, si dhe në institucionet shtetërore të arsimit dhe shkencës, ku pozita e tij e punës do të jetë e përshtatme për llojin dhe  nivelin e kualifikimeve të tij / saj arsimore. Nëse gjatë periudhës prej gjashtë muajsh kandidatit nuk i ofrohet punësim adekuat në organet e administratës shtetërore, në arsimin e lartë shtetëror dhe institucionet shkencore, ai mund të kërkojë punësim në sektorin privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

2. Kandidati do të lirohet nga detyrimi për t`u kthyer në Republikën e Maqedonisë pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve të diplomimit ai është i punësuar në një kompani nga lista e 500 më e lartë e Fortune jashtë vendit. Në raste të tilla ata mund të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre vjetësh për të fituar përvojë ndërkombëtare të korporatave, pas së cilës ata janë të detyruar të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmbushin obligimet e përcaktuara, obligimin nr. 1. 

3. Në rast se kandidati vendos për përfundimin e studimeve, të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përmbush obligimin nr. 1, është e nevojshme të kthehen të gjitha mjetet e paguara të ndara për bursë në vlerë  dhjetë herë më shumë se vlera e bursës, brenda një viti nga përfundimi i studimeve.

 

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT


Afati për aplikimin  e kandidatëve për bursa akademike për studime të ciklit të dytë jashtë vendit është më së voni deri më 
15.09.2024.


Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën ose në zyrën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr.” Shën
Kirili dhe Metodi "nr. 54, 1000 Shkup (me shenim - bursa për studime akademike në ciklin e dytë jashtë vendit) ose mënyrë elektronike në: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.
Informa
tat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilës mund të ndahen bursat mund të merren nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar