Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH dhe UNDP do të vazhdojnë të avancojnë politikat për të ofruar mundësi arsimimi për të gjithë

MASH dhe UNDP do të vazhdojnë të avancojnë politikat për të ofruar mundësi arsimimi për të gjithë

 

MASH  dhe UNDP  do të vazhdojnë të avancojnë politikat për të ofruar mundësi arsimimi për të gjithë

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë në fushën e arsimit me fokus të veçantë në ofrimin e mbështetjes cilësore  për nxënësit me aftësi ndryshe si dhe arsimin e të rriturve.

Kjo u konfirmua në takimin e sotëm ndërmjet ministres së Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska dhe përfaqësuesit të  përhershëm të UNDP-së në Maqedoni, Armen Grigorjan, në të cilën ndër të tjera bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen aktuale në arsim, aktivitetet e iniciuara dhe të planifikuara në drejtim të ngritjes së standardeve të shërbimeve për qytetarët.

Ministrja Janevska theksoi se tashmë po ndodhin ndryshime në të gjitha segmentet e arsimit, ndërsa Grigorjan konfirmoi se UNDP do të vazhdojë të ofrojë mbështetje logjistike dhe financiare për projektet që realizohen bashkërisht, si dhe do të angazhohet për stimulimin e të rinjve për të zgjedhur arsimin në të ashtuquajturat fushat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë).

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar