Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH dhe BZHA rikujtojnë se në rrjedhë është konsultimi publik për programet mësimore të shtyra për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

MASH dhe BZHA rikujtojnë se në rrjedhë është konsultimi publik për programet mësimore të shtyra për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

 

MASH dhe BZHA  rikujtojnë se në rrjedhë është  konsultimi publik për programet mësimore të shtyra për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit rikujtojnë se në rrjedhë është  konsultimi publik për programet mësimore  të shtyra nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, me qëllim që palët e interesuara, veçanërisht mësimdhënësit, të njoftohen  dhe nëse kanë sugjerime dhe propozim zgjidhje për ndryshime të mundshme, të japin mendimin e tyre të argumentuar  për përmirësimin e tyre.

 

Vërejtjet/sugjerimet dhe propozim-zgjidhjet për çdo program mësimor  të caktuar shënohen në  formularin   në vazhdim  dhe  i njejti dërgohet në adresën elektronike për klasën përkatëse:

 

nastavniprogrami7@mon.gov.mk

nastavniprogrami8@mon.gov.mk

nastavniprogrami9@mon.gov.mk

 

(Programet mësimore mund të shkarkohen nga  ueb faqja e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit në pjesën Njoftime/ Konsulltim Publik)   

 

Qeveria e re ka shtyrë zbatimin e Konceptit për arsimin fillor në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë për vitin shkollor 2024/25 për shkak të reagimeve të opinionit, veçanërisht në lidhje me integrimin e lëndëve të caktuara mësimore, që shkaktoi vështirësi në organizimin dhe realizimin e mësimdhënies. Prandaj, ndryshimet që pasojnë do të krijohen përmes  konsensusit më të gjerë dhe respektimit të mendimit të mësimdhënësve.

 

Formularët e plotësuar mund të dorëzohen më së voni deri më 31 gusht. Në interes të transparencës së procesit, MASH dhe BZHA do të ndajnë sugjerimet e marra ndërsa sublimimi i vëzhgimeve të marra, si dhe aktivitetet e ndërmarra do të prezantohen publikisht.

 

Programet e reja mësimore  do të zbatohen  me faza, nga viti shkollor  2025/26 në klasën e shtatë, 2026/27 në klasën e tetë dhe në vitin 2027/28 në klasën e nëntë.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar