Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska - Ageler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjetë Maqedonisë dhe SHBA-së në fushën e arsimit dhe shkencës

Janevska - Ageler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjetë Maqedonisë dhe SHBA-së në fushën e arsimit dhe shkencës

 

Janevska - Ageler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjetë Maqedonisë dhe SHBA-së në fushën e arsimit dhe shkencës

 

 

Bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e arsimit dhe shkencës do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Interesi është i dyanshëm dhe të dyja vendet edhe më tej do të vazhdojnë të krijojnë mundësi të mira arsimore dhe kërkimore-shkencore për qytetarët e tyre përmes marrëveshjeve dhe protokolleve ekzistuese për bashkëpunim, ndërsa do të shqyrtohet edhe për iniciativa të reja të cilat do të mundësojnë shkëmbimin e përvojave pozitive arsimore dhe shkencore.

 

Kjo është konfirmuar në takimin e sotëm të ministres së Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska dhe ambasadores së SHBA-së në Shkup, N.E. Angela Ageler, në të cilën të dyja palët theksuan rëndësinë, por edhe kënaqësinë e zhvillimit të partneritetit strategjik, i cili sjell përfitime si për popullin maqedonas ashtu edhe për atë amerikan.

 

Ministrja Janevska e njoftoi ambasadoren me gjendjen në të cilën është atakuar në ministri dhe në përgjithësi në arsim në vend, ndërsa prezantoi edhe disa nga aktivitetet në kuadër të planit të Qeverisë së re për ngritjet e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, duke theksuar se ndryshimet do të përfshihen njëherësh në të gjitha segmentet dhe nivelet arsimore.

 

Gjithashtu informoi se është duke u përgatitur edhe Deklaratë për arsimin kombëtar, e cila do t`u propozohet të gjitha subjektet politike me qëllim të arritjes së konsensusit për politikat afatgjata, ndërsa përkushtimi është mirëpritur nga ambasadorja.

 

Gjithashtu  Janevska tha se e një rëndësie të jashtëzakonshme për Maqedoninë janë programet për shkëmbimin arsimor me SHBA-në, duke potencuar në veçanti programin Fullbright për vizita studimore dhe hulumtuese në vendin partner, si dhe programin YES të dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme të cilët kanë mundësi të kalojnë një vit në një nga kolegjet amerikane.

 

Ambasadorja Ageler gjithashtu shprehu mirënjohje nga marrëdhëniet dypalëshe dhe theksoi se SHBA-ja edhe në të ardhmen do t’i vazhdojnë përpjekjet e Qeverisë për arsimimin më të mirë të të rinjve në vend.

 

Në takim u theksua edhe bashkëpunimi i ndërsjellt i institucioneve në Maqedoni me Zyrën e USAID-it, veçanërisht përmes projekteve të përbashkëta për integrim ndëretnik në arsim dhe edukimin mediatik , si dhe bashkëpunimi me Korpusin e Paqes, vullnetarët e të cilit ndihmojnë për mësim më cilësor të gjuhës mësimore angleze në shkollat maqedonisë.

 

Marrëveshja e parë për bashkëpunim në fushën e shkencës dhe teknologjisë ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-së u nënshkrua në vitin 1995.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/18/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar