Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Erdhi koha të punohet sipas ligjit, erozioni i arsimit të lartë me doemos të ndalet

Janevska: Erdhi koha të punohet sipas ligjit, erozioni i arsimit të lartë me doemos të ndalet

 

Janevska: Erdhi koha të punohet sipas ligjit, erozioni i arsimit të lartë me doemos të ndalet

 

 

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht ka ankesa për punën e disa universiteteve dhe fakulteteve, por për erozionin e arsimit të lartë janë të nevojshme procedura serioze, transparente dhe të bazuara në ligj, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës në emisionin “Për apo kundër”. “në Televizionin Alfa.

 

 “Aktualisht punojmë për 3 paraqitje, për një universitet shtetëror dhe dy privat. Për të cilat universitete konkretisht do të flasim kur të kemi dëshmi serioze. Erdhi koha të punohet sipas ligjit. Nuk do të ketë selektim. Ajo që mund të them tani është se do të pasoj rivlerësimi dhe riakredtimi i të gjitha univerisiteteve”, theksoi ministrja Janevska.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjithashtu njoftoi se  në debatin publik do të paraqesë propozim për diploma shtetërore vetëm në klasën e 9-të dhe në vitin përfundimtar të arsimit të mesëm.

Krijum ditar-e të ri me mjete nga BE-ja, i cili është shumë më modern dhe më efikas. Është në fazën e testimit dhe miratimit dhe i njejti mundëson shtypjen e dëftesave. Por në realitet, nxënësit kanë nevojë për deftesa vetëm në klasën e 9-të dhe në vitin përfundimtar të arsimit të mesëm, për të vazhduar arsimin ose për t`u përfshirë në tregun e punës. Ndoshta është më mirë dhe me ekonomike, shkollat ​ t`i shtypin dëftesat e tjera, ndërsa dëftesat përfundimtare duhet të shtypen nga shteti. Edhe ky propozim do ta lëm në debat publik”, sqaroi ministrja Janevska.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


7/17/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar