Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: MASH është lënë në minus prej 5 miliardë denarë

Janevska: MASH është lënë në minus prej 5 miliardë denarë

 

Janevska: MASH është lënë në minus  prej 5 miliardë denarë

 

 

Opinioni ka të drejtë të dijë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në minus 5 miliardë denarë, por nuk duhet të ketë shqetësime, sepse edhe me këtë buxhet do të sigurojmë që të ketë paga për të punësuarit në arsim, për të paguar mbështetjen financiare për nxënësit  dhe për të ngritur standardin e studentëve.

 

Këtë informacion e ndau ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në emisionin “Për ose Kundër” në  TV Alfa , ku foli për gjendjen aktuale në arsim dhe ndryshimet që do të pasojnë gjatë mandatit të saj.

 

“Do të mundohemi të bëjmë hapa të dobishëm për avancimin e cilësisë së arsimit dhe tashmë kemi reagime pozitive për shtyrjen e Konceptit për arsimin fillor  dhe rishikimin e programeve mësimore  për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë ”, theksoi  Janevska, duke potencuar se  mësimdhënësit reaguan për integrimin e dobët të lëndëve dhe mësimin joadekuat të lëndës.

 

Duke iu referuar gjithpërfshirjes në arsim, u shpreh  se ideja për përfshirjen e të gjithë fëmijëve me aftësi ndryshe  në klasat e rregullta ishte e nxituar  ashtu si Koncepti për arsimin fillor.

 

“Ka fëmijë që mund të ndjekin mësimet në klasa të rregullta dhe do të vazhdojnë atje. Por shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre në këto klasa janë shumë më të diskriminuar se sa të jenë me shokët e tyre, të ngjashëm me veten e tyre në shkollat ​​speciale. Prandaj propozojmë ndryshimin e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm dhe së bashku me publikun profesional dhe prindërit do të vendosim se cila është zgjidhja më e mirë për gjithëpërfshirje”, tha Janevska, duke theksuar se shteti duhet t`u mundësojë këtyre fëmijëve të fitojnë aftësi që do të jenë të dobishme për veten dhe shoqërinë.

 

Ministrja tha gjithashtu se ka shumë presion ndaj mësimdhënësve  që të përmirësojnë notat në fund të vitit shkollor, por se ka një plan për t`i çliruar nga ai presion dhe nga viti i ardhshëm shkollor, siç tha ajo, do të hapet linjë telefonike për raportimin e parregullsive në funksionimin e institucioneve arsimore.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


7/17/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar