Për gjendjen në arsimin e lartë, angazhimet për ndërkombëtarizimin e sistemit të arsimit të lartë maqedonas dhe nevojën për digjitalizimin e procesit të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, sot biseduan Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska dhe kryetari i Bordit për Akreditim të Arsimit të Lartë, prof. Dr. Marjan Gjurovski.
Në takim u potencua se është i domosdoshëm përforcimi i standardeve dhe kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë me theksë të veçantë të programeve studimore dhe produktin të cilin ato e krijojnë – studentë të diplomuar për nevojat e shoqërisë dhe komunitetin e biznesit. Janevska dhe Gjurovski u pajtuan se duhet të ndërtohen mekanizma për mbështetjen e zhvillimit të arsimit të lartë në vend nga komuniteti i biznesit.
Gjithashtu, në takim u prezantua raporti gjashtëmujor për punën e Bordit për Akreditimin e Arsimit të Lartë për periudhën janar - qershor 2024, ndërsa u theksua se në të ardhmen do të intensifikohet bashkëpunimi me institucionet e BE-së për cilësi dhe akreditimin e arsimit të lartë.