Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Duhet konsensus për themelin e arsimit, nuk mundet çdo ministër të ndryshojë rrënjësisht atë

Janevska: Duhet konsensus për themelin e arsimit, nuk mundet çdo ministër të ndryshojë rrënjësisht atë

 

Janevska: Duhet konsensus për themelin e arsimit, nuk mundet  çdo ministër  të ndryshojë rrënjësisht atë

 

 

Gjëja primare  në të cilën duhet të fokusohemi është vazhdimësia e sistemit arsimor dhe të dimë saktësisht se çfarë duam nga programet mësimore, çfarë të riu të na japë. Ne duam fëmijë të arsimuar, të shkolluar, në çdo nivel arsimor. Njohuritë që do të ofrojë  sistemi arsimor duhet t`i mundësojnë të riut të përshtatet në shoqëri, të jetë i dobishëm fillimisht për veten e tij dhe më pas për vendin.

 

Kështu  theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në Top Tema në TV Tellma, duke sqaruar se në arsim nuk mund të arrihet asgjë me nxitim dhe se është i domosdoshëm  konsensusi i të gjitha subjekteve politike për parimet themelore sipas të cilave do të realizohet dhe do të bëjë të pamundur që secili ministër të ndryshojë sipas mënyrës së tij.

 

“Para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport, kam njoftuar se unë si ministër me ekipin tim, planifikojmë të bëjmë  Strategji, Deklaratë, siç do të  dakordohemi  ashtu  do ta quajmë atë dokument për bashkimin e të gjitha subjekteve politike. Drafti do t`u ofrohet të gjithëve për vërejtje. Ideja është që pasi ta kemi harmonizuar atë dokument, ta hedhim në diskutim publik parlamentar, të gjitha subjektet politike të bien dakord dhe Kuvendi ta sjellë. Që të mos mundet ministri i radhës pas meje dhe ata që vijnë më pas  të mos bëjnë reforma siç mendojnë. Ka konsensus se arsimi ynë është i keq, por tani do të dakordohemi  se si do të veprojmë në 10 vitet e ardhshme”, theksoi  ministrja Janevska.

 

Ajo theksoi se programet mësimore për klasën e 7, 8 dhe të 9  do të vihen në debat publik, pas së cilës do të vendoset se çfarë do të mbetet, ndërsa çfarë do të ndryshojë.

 

“Vitin e ardhshëm  fillojmë me program të ri mësimor për klasën e shtatë, e cila do të bazohet në vërejtjet  të cilat do t`i japin mësimdhënësit, prindërit dhe personat ekspertë në debatin publik të cilën e kemi hapur përmes ueb faqes sonë. Gjithashtu edhe programet mësimore për klasën e tetë dhe të nëntë do të përpilohen në të njëjtin parim”  tha Janevska, duke shtuar se Qeveria dëshiron që të ketë kontinuitet në arsim, por pa reforma të shpejta dhe, siç u shpreh, ndryshime të nxituara të papërgatitura.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar