Benefitet e punës me një ndrim janë të mëdha. Benefiti i parë është për fëmijët që të mësojnë në mëngjes, ndërsa i dyti, është treguar në vendet më të zhvilluara, se qëndrimi i zgjatur i fëmijëve në shkollë jep rezultate më të mira në arsim.
Kështu ka theksuar ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, gjatë vizitës në Komunën e Ohrit.
- Kur themi me një ndrim, kjo do të thotë që nxënësit do të jenë tetë orë në shkollë, por nuk do të thotë se ata do të mësojnë vazhdimisht tetë orë mbi libër ose do të kenë mësimdhënie, por përkundrazi do të përfitojnë mësimdhënie, do t`i kryejnë detyrat e shtëpisë, do të mësojnë, do të kenë aktivitete mësimore plotësuese, mësim shtesë dhe plotësues, seksione, do të kenë aktivitete jashtëshkollore, më shumë aktivitete fizike, më shumë edukim informatik, arsim teknik, pikërisht atë që e kërkon koha moderne si arsim, tha Janevska.
Ministrja përmendi se kjo për ne është shumë e rëndësishme sepse do të angazhohen edhe më shumë mësimdhënës, sepse ata që kanë mbushur fondin e mësimdhënies tashmë e kanë merituar rrogën, por ka mësimdhënës që nuk kanë fond të plotë të orëve dhe ato do të përfshihen në këto aktivitete.
- Gjithashtu këtu ofrojmë një zgjidhje për mësimdhënësit, ndërsa mësimdhënsi asniher nuk është tepricë, sepse me një numër të madhë të mësimdhënësve, ne kemi arsimim jo të mirë.
Duam ta riorganizojmë procesin, të shfrytëzojmë përvojën dhe njohuritë e mësimdhënësve që të marrim rezultate më të mira tek nxënësit. Kjo funksionon në vendet shumë të zhvilluara, posaçërisht te ato vende të cilat janë të ranguara më lartë në testime dhe pse të mos e zbatojmë aty ku mundemi edhe ne, tha Janevska.
Procesi gjithpërfshirës i shkollаve, shtoi ministrja, në të cilat ka kushte për realizimin e mësimit me një ndrim është në rrjedh dhe nga mbikëqyrjet e deritanishme mund të konstatojmë se brenda në vend ka mundësi më të mëdha për futjen e mësimit me një ndrim dhe aty ka ka mundësi, mënjeherë do të fillojmë.
“Problem më i madh është qyteti i Shkupit, përkatësisht komuna të cakutara në qytetin e Shkupit, ku ka shumë nxënës, ku mësohet në dy ndërrime, ndërsa madje kemi shkolla ku mësimi realizohet në tre ndërrime, por këtu do të mbinërdotjmë dhe ndërtojmë”, paralajmroi ministrja Arsimit dhe Shkencës.