Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Jemi duke bërë analizë për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe po marrim masa që çdo fëmijë të ketë kushte të mira për arsimim

Janevska: Jemi duke bërë analizë për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe po marrim masa që çdo fëmijë të ketë kushte të mira për arsimim

 

Janevska: Jemi duke bërë analizë për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe po marrim masa që çdo fëmijë të ketë kushte të mira për arsimim

 

Projekti për optimizimin e rrjetit të shkollave në vend është në vazhdim e sipër, me ndihmën e UNICEF-it dhe Bankës botërore ku  aktualisht janë duke u përpunuar  të dhënat dhe po bëhen analiza. Kemi rajone dhe shkolla të caktuara që sigurisht nuk duhet dhe nuk mund të mbyllen, të cilat janë në distancë të madhe dhe do të mbijetojnë. Por kemi edhe shkolla që janë dy kilometra larg njëra-tjetrës, njëra është shkollë qendrore ku ka  njëqind fëmijë dhe ajo rajonale ka dy-tre fëmijë, ndërsa  me të vërtet nuk është e drejtë që fëmijët të mos bashkohen me shokët në shkollën qendrore.

Në pyetjen se a do të mbyllen një numër i caktuar i shkollave në vend, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska u përgjigj :

-  Problemi me numrin e vogël të fëmijëve në shkolla është në radhë të parë problem për fëmijët. Do të doja që qytetarët ta kuptojnë mirë këtë. Ata fëmijë, që janë pesë, gjashtë në çdo fshat janë de facto fëmijë të izoluar nga bashkëmoshatarët e tyre.  Gjenden në shkollë, e cila mund të jetë e rinovuar, por janë kryesisht objekte më të vjetra, të  ndërtuara nga vetë ata dhe prindërit e tyre, mësimdhënës  që vijnë për të realizuar mësimdhënien  dhe ndërrohen  herë pas here, por ata nuk kanë informacion për botën e jashtme dhe nuk kanë mundësi të socializohen, të shohin tabelë të zgjuar, të shohin një shkollë të re bashkëkohore , të konkurrojnë me fëmijët e gjeneratës së tyre dhe të jemi të  sinqertë dhe të drejtë, se ato shkolla janë barrë për shtetin,  paguhen shpenzimet e përgjithshme  theksoi  Janevska, duke deklaruar se më së shumti bëhet fjalë për shkollat në zonat rurale.

Natyrisht, shtoi Janevska, transporti i nxënësve do të paguhet, fëmijët do të marrin racion , ku  planifikojmë të përmirësojmë jetën shoqërore të nxënësve, të angazhojmë më shumë mësimdhënësit dhe e gjithë kjo për të mirën e fëmijëve dhe përvetësimin e njohurive të tyre.

[ Friday, July 12, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar