Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: me UNICEF-in së bashku ndërtojmë sistemin edukativo-arsimor ashtu siq e meritojnë të rinjtë

Janevska: me UNICEF-in së bashku ndërtojmë sistemin edukativo-arsimor ashtu siq e meritojnë të rinjtë

 

Janevska: me UNICEF-in së bashku  ndërtojmë sistemin edukativo-arsimor ashtu siq e meritojnë të rinjtë

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF do të vazhdojnë bashkëpunimin e deritanishëm të frytshëm që synon sigurimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në takim me përfaqësuesen e UNICEF-it Leslie Miller e vërtetoi përkushtimin personal dhe të Qeverisë së re për ndërtimin e  vendit ku të rinjtë do të dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë. Aspekt themelor në këtë drejtim është sigurimi i përmirësimit të sistemit edukativo-arsimor.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë qëndrime për sfidat strategjike me të cilat ballafaqohet arsimi në Maqedoni dhe cilat janë aktivitetet dhe masat që propozohen për tejkalimin e tyre. Ministrja Janevska theksoi nevojën për vazhdimësi të reformave në arsim të ndërmarra deri më tani, si dhe për ndryshime të zgjidhjeve për të cilat ka pakënaqësi publike. Ajo tregoi se të gjitha rishikimet do të bëhen përmes opinioneve të gjera publike dhe me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara.

 

Në kushtet e ndryshimeve të shpejta në botën në të cilën jetojmë, të nxitura nga inovacioni dhe zhvillimi teknologjik, është e nevojshme t`u kushtohet vëmendje e veçantë të rinjve që fitojnë njohuri dhe shkathtësi të avancuara informative dhe komunikuese, theksoi ministrja Janevska, duke shtuar se ata sinqerisht llogarisin në mbështetjen e UNICEF-it në realizimin e angazhimeve.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


7/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar