Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Takimi i ministres Janevska me ambasadorin francez Baumgartner

Takimi i ministres Janevska me ambasadorin francez Baumgartner

 

Takimi i ministres Janevska me ambasadorin francez Baumgartner

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska sot realizoi takim me ambasadoren e Francës, N.E. Siril Baumgartner, në të cilën u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në fushën e arsimit.

 

Ministrja Janevska falënderoi Qeverinë dhe popullin francez për mbështetjen që e merr vendi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Franca është aleate e rëndësishme në afrimin e vlerave arsimore evropiane.

 

Janevska në takim informoi për ndryshimet në arsimin fillor dhe të mesëm, me rishikimin e Konceptit për arsim fillor, si dhe për procesin e hartimit të Ligjit për Arsimin e Mesëm dhe Ligjit për Arsimin e Mesëm Profesional, si dhe për hapat të cilat Qeveria do të marrë për të avancuar procesin edukativo-arsimor në vend.

 

Në takim u diskutua edhe për mësimdhëmien e gjuhës frënge në të gjitha nivelet e arsimit dhe mundësitë për popullarizimin më të madh të saj. Bashkëbiseduesit shprehën pritshmëri që bashkëpunimi i deritanishëm  ndaj avancimit dhe intensifikimit e praktikave arsimore do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar