Të gjithë palët e interesuara për përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor do të mund të marrin pjesë në konsultimin publik me sugjerimet dhe propozimin e zgjidhjeve për ndryshimet e mundshme në draft programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë që tashmë janë përgatitur nga ekipet e ekspertëve të përbërë nga këshilltarë të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, profesorë universitаrë dhe mësimdhënës të shkollave fillore. Vërejtjet /sugjerimet dhe zgjidhjet e propozuara për çdo program mësimor të veçantë futen në formularin në vazhdim (link) dhe dërgohen në adresën elektronike për klasën përkatëse:
(Draft programet mësimore mund të shkarkohet nga ueb faqja e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në pjesën Njoftime/Konsultim Publik).
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit filluan konsultimin publik për programet mësimore nga klasa e shtatë deri në të nëntën, me qëllim që palët e interesuara, veçanërisht mësimdhënësit të kenë mundësi të njoftohen me programet mësimore dhe nëse kanë sugjerime dhe propozim zgjidhje për ndryshime të mundshme në draft programeve mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë, të japin mendimin e tyre të argumentuar për përmirësimin e tyre.
Qeveria e re ka shtyrë zbatimin e Konceptit për arsimin fillor në klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë për vitin shkollor 2024/25 për shkak të reagimeve të publikut, veçanërisht në lidhje me integrimin e lëndëve të veçanta mësimore, që shkaktoi vështirësi në organizimin dhe realizimin e mësimdhënies.
Ndryshimet që do të pasojnë do të krijohen përmes një konsensusi më të gjerë dhe respektimit të mendimit të mësimdhënësve.
Presim që të gjitha palët e interesuara të përfshihen në konsultimin publik dhe të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së programeve mësimore dhe rrjedhimisht i gjithë procesi mësimor në arsimin fillor.
Formularët e plotësuar mund të dorëzohen më së voni deri më 31 gusht. Në interes të transparencës së procesit, MASH dhe BZHA do të ndajnë sugjerimet e pranuara, ndërsa sublimimi i vëzhgimeve të marra, si dhe aktivitetet e ndërmarra do të prezantohen publikisht.
Programet e reja mësimore do të futet gradualisht, nga viti shkollor 2025/26 në klasën e shtatë, në vitin 2026/27 në klasën e tetë dhe në vitin 2027/28 në klasën e nëntë.