Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit koncept të ri për matur. Ministrja Vesna Janevska duke folur në MTV tha se nxënësit e shkollave të mesme profesionale do t`i nënshtrohen provimit të posaçëm të maturës, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme - gjimnaz do të mbetet provimi shtetëror i maturës, i cili do të jetë i detyrueshëm edhe për ata që duan të kalojnë nga arsimi profesional në arsimin e lartë joadekuat.
“Do të marrim masa për t’ia ofruar mënyrën e përvetësimit të diturive të nxënësve. Planprogramet mësimore në arsimin e mesëm - gjimnaz nuk kanë ndryshuar prej më shumë se 20 vitesh. Ne këtë do ta ndryshojmë dhe në bashkëpunim me Byronë e Arsimit do të fusim lëndët, gjegjësisht përvetësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave për atë që është e përshtatshme për kohën e sotme, p.sh. edukim financiar, sipërmarrje, komunikim, menaxhim i parave, informatikë, shumë drejtime teknik - diçka që është e nevojshme në kohën e sotme për të rinjtë që të mund të përfshihen në tregun e punës dhe në shoqëri, pavarësisht se në çfarë niveli të arsimimit e kanë përfunduar”, sqaroi ministrja Janevska.
Koncepti për arsimin fillor do të revidohet në debat të gjerë publik, sepse, siç theksoi Janevska, pakënaqësia nga koncpeti është i madh, si tek prindërit edhe mësimdhënësit, posashtu edhe tek fella profesionale.
“Qeveria me kërkesë të Ministrisë solli vendim për shtyerjen e realizimit të Konceptit për klasën e 7-të, të 8-të dhe të 9-të. Shumë shpejt do të ketë diskutim publik, të shohim se ku dhe çfarë duhet të ndryshojmë. Do të përfshihen institucione dhe ekspertë të shumtë, natyrisht edhe mësimdhënësit dhe prindërit”, theksoi ministrja Janevska, duke shtuar se lëndët të cilat kanë qenë të bashkuara me Konceptin do të veçohen, gjithashtu do të shtohen të reja, mirpo gjithçka që thanë për Konceptin mësimdhënësit dhe fella prosfesionale që është e mirë, ose do të thonë që është e mire, do të mbetet në planet dhe programet mësimore.
Koncepti i reviduar dhe i avancuar do të sigurojë vazhdimësi, pa pasur boshllëqe në arsimimin e fëmijëve.