Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Njoftim për pezullimin e procedurës të Konkursit për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar me numër 26-592/1 të datës 09.04.2024

Njoftim për pezullimin e procedurës të Konkursit për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar me numër 26-592/1 të datës 09.04.2024

 

Njoftim për pezullimin e procedurës të Konkursit për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar me numër 26-592/1 të datës 09.04.2024

 

 

Konkursi për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar me numër 26-592/1 të datës pezullohet.

Konkursi për botimin e teksteve shkollore në arsimin fillor nëntëvjeçar me numër 26-592/1 të datës 09.04.2024 pezullohet konform konkluzionit me numër 41-5757/2 të seancës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 05.07. 2024 dhe për arsye që  vijojnë ndryshime dhe shtesa në Konceptin për Arsimin Fillor, në drejtim të mësimit përkatës të disiplinave shkencore të historisë, gjeografisë, biologjisë, kimisë dhe fizikës si lëndë mësimore të veçanta, ndërsa të cilat tanimë këto disiplina shkencore mësohen të integruara në lëndët mësimore "Histori dhe shoqëri" dhe "Shkencat natyrore" (nga klasa e gjashtë deri në të nëntën). E njëjta gjë është me qëllim që nxënësit të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e nevojshme nga këto lëndë në pajtueshmëri me standardet kombëtare në përfundim të arsimit fillor, si dhe të sigurohet krahasueshmëria ndërkombëtare e arritjeve të nxënësve të moshës caktuar në arsimin fillor.

Njëkohësisht njoftohen autori/autorët të cilët kanë dorëzuar  dorëshkrim në arkivin e Shërbimit Pedagogjik në konkluzion me datën 07.08.2024, se të njejtën mund/ mundet ta/t’i tërhjekin nga Shërbimi Pedagogjik më së voni në afat prej 15 ditësh nga data e këtij publikimi.

Kjo mënyrë e  publikimit konsiderohet si dorëzim i rregullt deri tek palët dhe pasojat negative që mund të lindin i bartë vetë pala.

 

Lajme dhe Ngjarje


10/24/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar