Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Çdo universitet që ka punuar kundër ligjit do të mbyllet

Janevska: Çdo universitet që ka punuar kundër ligjit do të mbyllet

 

Janevska: Çdo universitet që ka punuar kundër ligjit do të mbyllet

 

 

Shumë shpejt do të bëjmë  auditim të funksionimit ligjor të shumë universiteteve dhe siç e kam theksuar gjithmonë, ata që punojnë kundër ligjit nuk do të mund të vazhdojnë të ekzistojnë, ndërsa ato që punojnë ligjërisht dhe prodhojnë kuadër  cilësor të mos kenë  frikë edhe më tej do të punojnë.

 

Kështu theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në  intervistë për MRTV, duke paralajmëruar  se programet e studimit duhet të modernizohen.

 

Mirëpo problem i ndieshëm në vend është se shumë fakultete, shumë universitete dhe shumë programe studimore funksionojnë me shumë pak studentë, shtoi Janevska.

 

Duke folur për problemin me ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike, Janevska theksoi se qeveria e kaluar edhe pse e ka ndërtuar objektin nuk ka investuar asgjë për finalizimin e saj dhe as nuk ka investuar për të mbrojtur objektin nga shkatërrimi.

 

– Në takimin me dekanin e FSHIIK kemi menduar për disa zgjidhje të mundshme dhe mund të them se procedurat janë në rrjedhëJanë duke u zhvilluar diskutimet dhe debatet me institucione të tjera, ku do të mund të vendosen  përkohësisht studentët e FSHIIK.

 

Profesioni është shumë i kërkuar, theksoi Janevska, duke potencuar se duhet të mendohet dhe në atë se inteligjenca artificiale dalëngadalë do ta zë hapësirën e saj, si në FSHIIK, poashtu edhe në fakultete të tjera, ku së shpejti do të bëhen analizat e tregut të punës, me ç`rast do të pasojë edhe reduktimi i  të kuotave të fakulteteve të caktuara. 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar