Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: me improvizime nuk mund të ofrohet arsim cilësor, do të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm

Janevska: me improvizime nuk mund të ofrohet arsim cilësor, do të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm

 

Janevska: me improvizime nuk mund të ofrohet arsim cilësor, do të ndërtojmë  sistem të qëndrueshëm

 

 

Me Improvizime nuk mund të ofrohet arsim cilësor. Kemi nevojë për  sistem të qëndrueshëm që nuk do të ndryshojë çdo disa vjet, me çdo ndryshim të Qeverisë  apo ministri. Për fat të keq, edhe unë jam në situatë ku më duhet të bëj ndryshime urgjente, në drejtim të sigurimit të procesi të pandërprerë  edukativo - arsimor. Kjo disi tingëllon e tmerrshme mes qytetarëve të cilët me të drejtë kanë frikë kur përmendet reforma. Por premtoj se në të ardhmen asgjë nuk do të bëhet me forcë dhe pa konsultim me palët e përfshira në sistemin arsimor.

 

Kështu theksoi  ministrja  e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në emisionin “Magazin” në TV Vistel,  ku foli për problemet me të cilat ka hasur në Ministri, si dhe për planet e Qeverisë për avancimin  e cilësisë së sistemit arsimor në Maqedoni.

 

Këto ditë po nënshkruaj pagesën e ndihmës financiare për nxënësit  e kategorive të rrezikuara sociale, për muajt janar, shkurt dhe mars. Qeveria e mëparshme nuk i ka paguar dhe nuk e kuptoj arsyen, kur ka pasur mjete të mjaftueshme në zërin  përkatës. Ky është një shembull i thjeshtë se deri ku ka shkuar papërgjegjshmëria ndaj qytetarëve”, theksoi  Janevska, duke shtuar se ka shumë probleme të kësaj natyre që janë grumbulluar ndër vite, ndërsa në fakt mund të ishin shmangur.

 

Ajo  gjithahtu theksoi se një ndër prioritetet kyçe është edhe sigurimi i teksteve shkollore dhe programeve  mësimore cilësore, ndërsa iu referua kujdesit ndaj mësimdhënësve dhe ngritjes së nivelit të gjithëpërfshirjes në arsim.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar