Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Edhe nxënësit e klasave të shtata do të kenë tekste shkollore nga shtatori, MASH dhe BZHA gjetën zgjidhje të përkohshme

Edhe nxënësit e klasave të shtata do të kenë tekste shkollore nga shtatori, MASH dhe BZHA gjetën zgjidhje të përkohshme

 

Edhe nxënësit e klasave të shtata do të kenë tekste shkollore nga shtatori, MASH dhe BZHA gjetën zgjidhje të përkohshme

 

Pas disa ditësh bisedime, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit gjetën zgjidhje për procesit edukativo - arsimor të pandërprerë për nxënësit e klasës së shtatë. Nga shtatori nxënësit do të mund t`i shfrytëzojnë tekstet shkollore të cilat janë përdorur deri më tani, me materiale shtesë që do të përgatiten nga Byroja për temat që u mungojnë, ndërsa është planifikuar që të mësohen këtë vit. Për këtë qëllim është sjellë vendim që të shtyhet implementimi i Konceptit për arsimin fillor, në klasat e shtatë, tetë dhe të nëntë.

 

Sfida me nxënësit të cilët nga muaji shtatori do të jenë në klasën e shtatë, u paraqit për shkak se deri më tani nuk janë përgatitur tekste të reja shkollore për ta, në përputhje me programet e reja mësimore dhe Konceptin. Edhe pse udhëheqësia e mëparshme publikisht informonte se të gjitha tekstet shkollore janë përgatitur dhe janë duke u shtypur, realiteti është se asnjë nuk është shtypur dhe shumica e tyre as nuk janë përgatitur dhe as miratuar.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon drejtorin e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Abdulfeta Fetai, dhe të gjithë ata që morën pjesë në procesin e gjetjes së zgjidhjes, dhe pret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në interes të nxënësve  dhe edukimin e tyre cilësor.

 

Ju njoftojmë se do të ketë tekste shkollore krejtësisht të reja për klasën e shtatë nga viti shkollor 2025-2026. Nëse Koncepti i Arsimit Fillor i cili është në proces rishikimi, sipas mendimeve të mësimdhënësve dhe palëve të tjera të interesit në procesin edukativo-arsimor, ndryshohet dhe ka nevojë, do të përgatiten programe të reja mësimore  edhe për klasat e  tjera.

[ Friday, July 5, 2024 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar