Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Më 1 shtator do të ketë tekste shkollore për arsimin fillor, në përjashtim të disa lëndëve të cilat në mënyr shtesë do të përpilohen

Janevska: Më 1 shtator do të ketë tekste shkollore për arsimin fillor, në përjashtim të disa lëndëve të cilat në mënyr shtesë do të përpilohen

 

Janevska: Më 1 shtator do të ketë tekste shkollore për arsimin fillor, në përjashtim të disa lëndëve të cilat në mënyr shtesë do të përpilohen

 

 

 Në opinion janë ngritur shumë spekulime, por dua të përsëris dhe të vërtetoj se të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të kenë tekste shkollore me 1 shtator, përjashtim disa lëndëve të cilat udhëheqsia paraprake në ministri nuk siguruan dhe mund të vonohemi  me përpilimin e tyre. Në lidhje me këtë, njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në paraqitjen e sotme në ditarin e TV Sitel.

 

 “Për klasën e shtatë nuk mund të ketë tekste shkollore në bazë të programit të ri. Kam dëshmi që asnjë tekst shkollor nuk është lëshuar për shtypje, ndërsa disa nuk janë të përgatitura e as të miratuara. Prandaj jemi në diskutime intensive me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe me siguri nesër do të definojmë zgjidhjen. Ideja është që të ndërprpresim Konceptin për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë, në mënyrë që nxënësit e klasës së shtatë të mësojnë në bazë të planit dhe programeve të vjetra dhe teksteve shkollore të vjetra”, njoftoi Janevska, duke shtuar se ka tirazh të caktuar i cili është përdorur në vitin e kaluar shkollor dhe do të bëhet analizë se sa ekzemplare shtesë duhet të shtypen.

 

Problemi kryesor, potencoi ministra, janë tekstet shkollore të gjuhëve të huaja të cilat mungojnë vite me rradhë dhe ata nuk do të përpilohen për asnjë klasë në arsimin fillor deri më 1 shtator.

Ndërsa në arsimin e mesëm, po bëhen përpjekje për shtypjen e rreth 120 teksteve shkollore të cilat do të shfrytëzohen në shkollat e mesme ​​profesionale.

 

Janevska theksoi se në të kaluarën janë miraturar dhe shtypur tekste shkollore për të cilat ka pasur edhe mendim negativ nga komisionet recenzuese dhe nga Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe siç tha ministrja, këto janë elemente të cilat duhet të hulumtohen dhe të gjendet  përgjegjësia.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar